26,04,2024

Natyrën mund ta shërojmë vetëm me reformën e sistemit të ushqimit dhe atij energjetik

Must Read

Hulumtimet e fundit tregojnë që numri i kafshëve dhe bimëve deri në vitin 2020 do të zvogëlohet për dy të tretat, thotë raporti i publikuar sot i WWF-it „Raporti mbi gjendjen e planetit 2016.“

 

PRISHTINË – Bota e kafshëve dhe bimëve do te mund të ketë rënie drastike deri në 67 përqind në krahasim me numrin para gjysmë shekulli, që është pasojë e aktiviteteve njerëzore në tokë, thuhet në raportin e publikuar sot të WWF-it Raporti mbi gjendjen e planetit 2016.“ Veprimet e njerëzve janë disfatë për planetin Tokë. Dhe WWF-i thërret që të bëhen ndryshimet e nevojshme kur janë në pyetje ushqimi dhe derivatet.

Sipas raportit, popullata globale e peshqve, ujë-tokësoreve, zogjve dhe gjitarëve është më e vogël për 58 përqind se në vitin 1970. Nëse shikohet kështu, deri në vitin 2020 bota e egër mund të zvogëlohet për dy të tretat. Në këtë kohë do të hyjnë në fuqi obligimet e marra nga marrëveshja e Parisit rreth ndryshimeve klimatike, si dhe zbatimi i masave të para për mbrojtjen e ambientit si pjesë e Planit të ri global për zhvillimin e qëndrueshëm. Arritja e qëllimeve ndërkombëtare të diversitetit biologjik deri me 2020 do të kontribuoj arritjes se reformave brenda sistemeve botërore të prodhimit të ushqimit dhe energjisë me qëllim të mbijetesës të specieve të egra kudo në botë.

„Gjate jetës sonë dy specie jane duke u zhdukur me shpejtësi të papare deri tani,” tha Marco Lambertini, drejtor gjeneral i WWF International. „Nuk është fjala vetëm për speciet e bukura qe të gjithë i dashurojmë; diversiteti biologjik është bazë për pyjet e shëndosha, lumenjtë dhe oqeanet. Nëse zhduken speciet, krejt këto ekosisteme do të kolapsojnë dhe me veti do të marrin ajrin e pastër, ujin, ushqimin dhe kushtet klimatike qe na i ofrojnë. I kemi të gjitha që nevojiten të zgjidhet kjo çështje dhe duhet të fillojmë me një herë nëse dëshirojmë të ruajmë planetin për interes te ekzistencës sonë dhe mirëqenies.”

Në raport WWF-i përdor Indeksin e planetit të shoqërisë zoologjike të Londrës (angl. Zoological Society of London, ZSL) për përcjelljen e trendeve të specieve të egra.

„Me sjelljen njerëzore po ndikohet zvogëlimi i i specieve te egra kudo në planet, dhe ndikimi më së shumti po vërehet në habitatet e ujërave të ëmbla. Por është me rëndësi të theksohet se është fjala për zvogëlimin dhe jo ende zhdukjen. Në duhet që të bëjmë të gjitha përpjekjet për promovimin e rimëkëmbjes së këtyre popullatave, dhe ruajtjes së natyrës dhe specieve të rralla në regjionin tonë,” theksoj drejtori i WWF Adria Martin Šolar.

Sunlight eclipsing planet earth

Dëshmi shtesë të anthropocenës

Kërcënimet kryesore ndaj specieve të gjetura në raport janë të ndërlidhura direkt me aktivitetet e njerëzve, prej humbjes së habitateve deri të shkatërrimi dhe përdorimi i tepruar i specieve të egra. E ardhmja e planetit është e pasigurt në këtë kohë kur njerëzimi ndikon më së shumti në ndryshimet në Tokë, dukë përfshirë edhe zhdukjen e mundshme të gjashtë masive. Këtë periudhë të re veç se e quajmë anthropocen. Nëse e kuptojmë se pse jemi duke hyre në këtë periudhë të re, mund edhe të gjejmë zgjidhje për kthimin e ekosistemeve nga të cilat varemi.

Raporti tregon se prodhimi i ushqimit për përmbushjen e nevojave të popullatës në rritje është duke na dërguar në shkatërrimin e habitateve dhe specieve të egra. Për momentin bujqësia merr një të treten e sipërfaqes tokësore dhe është përgjegjëse për gati 70 përqind të ujit të harxhuar.

Janë propozuar zgjidhje për ndryshimin e mënyrës se si prodhojmë dhe konsumojmë ushqimin që të sigurojmë që e tërë bota të ushqehet në mënyrë të qëndrueshme. Raporti është i drejtuar edhe në ndryshimet globale të sistemeve energjetike dhe financiare të nevojshme që të përmbushen nevojat për qëndrueshmëri për gjeneratat e ardhshme.

Maasai Giraffe (Giraffa camelopardalis tippelskirchi) silhouetted by beams of light from setting sun, Maasai Mara, Kenya, Africa. Winner of the African section of the Nature's Best Windland Smith Rice International Photography Awards Competition 2013
Maasai Giraffe (Giraffa camelopardalis tippelskirchi) silhouetted by beams of light from setting sun, Maasai Mara, Kenya, Africa. Winner of the African section of the Nature’s Best Windland Smith Rice International Photography Awards Competition 2013

Shfrytëzimi i planetit deri në kufijtë e saj

„Raporti mbi gjendjen e planetit 2016.“ bazohet në një hulumtim të madh rreth shtrirjes dhe ndikimit të aktiviteteve të njeriut në planetin tonë. Një nga këto modelet që i ka bërë organizata Stockholm Resilience Centre, tregon se njerëzimi ka kaluar katër nga nëntë kufijtë planetarë (rreth ndryshimeve klimatike, integritetit të biosferës, ndryshimit të përdorimit të tokës dhe rrjedhës së fosforit dhe azotit), dmth kufijve të proceseve më të rëndësishme të sistemeve në Tokë me anë të cilave ruhet jeta në planet.

Raporti përfshin hulumtimin e organizatës Global Footprint Network me të cilën tregohet se njerëzimi për momentin është duke harxhuar burimet sa 1,6 planetë, që të sigurohen mallra dhe shërbime që i përdorim çdo vjet.

„Pasi jemi duke harxhuar burimet që nuk i kemi, kemi ardhur në pikën kritike ku mund të përdorim zgjidhjet ekzistuese. Sistemet e ushqimit, energjisë dhe financave duhet drejtuar nga modelet e qëndrueshme“, tha Andrea Shtefan, udhëheqëse e njësitit për politika dhe avokim në WWF Adria. „WWF Adria inkurajon dialog me sektorin e biznesit dhe vendimmarrësit dhe ofron zgjidhje që kërkojnë ndërrimin e mënyrës së bërit biznes në regjion.“

Planifikimi i të ardhmes

Në raportin e WWF-it dëshmohet se duhet të mendojmë për mënyrat se si prodhojmë, konsumojmë, masim suksesin dhe vlerësojmë natyrën.

Që të mbrojmë ambientin gjate zhvillimit ekonomik dhe shoqëror duhet ndryshim urgjent i sistemit, kjo duhet te kryhet nga individët, subjektet e biznesit dhe qeveritë që të kalohet nga qasjet afatshkurta në atë më vizionare.

Raporti mbi gjendjen e planetit 2016.: „Rreziku dhe rezistenca në kohët e reja“ është publikimi i 11-të i WWF-it, një nga publikimet më të rëndësishme që organizata botërore për mbrojtjen e natyrës publikon çdo dy vjet. Si pjesë e raportit janë përcjellur popullata e më shumë së 14 000 kurrizorëve që nga viti 1970 deri në vitin 2012. Raportin mund ta merrni në adria.panda.org/lpr_2016

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img