19,04,2024

NATO vlerëson rolin e Shqipërisë në luftën kundër ISIS-it

Must Read

Gjatë konferencës së mbajtur në selinë e NATO-s, Stoltenberg vlerësoi rolin e Shqipërisë në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, si dhe në kontributin në luftën kundër ISIS-it.

“I jam mirënjohës Shqipërisë për kontributin në aleancën tonë. Vlerësoj edhe kontributin e Shqipërisë për të luftuar ISIS-in. Ju luani një rol të rëndësishëm në ndihmën ndaj NATO-s për të realizuar angazhimet e saj. Shqipëria ka ndihmuar për stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Muajin tjetër do të ndërmarrim një hap të rëndësishëm për nënshkrimin e protokollit të Malit të Zi, pasi ky vend ka bërë hapa të rëndësishëm drejt anëtarësimit në NATO”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vlerësoi gjithashtu faktin që vendi ka rritur shpenzimet sa i takon sigurisë.

Nga ana e tij presidenti Nishani e siguroi Stoltenbergun se Shqipëria do të ndihmojë në çdo nismë që Aleanca do të bëjë në kuadër të modernizmit dhe zgjerimit të kapaciteteve të saj.

“Ishte kënaqësi të takoheshim sërish, disa muaj pas takimit të fundit  në Tiranë në dhjetor 2015. U shpreh mirënjohjen për mbështetjen shumëdimensionale për Shqipërinë, para dhe pas anëtarësimit. Ju sigurojë se Shqipëria do të ndihmojë çdo nismë të Aleancës për ta modernizuar atë. Jam i sigurt se takimi i radhës do të gjejë zgjidhje të reja për zhvillimin e kapaciteteve.

Kjo nuk mund të jetë e mundur pa një angazhim të të gjitha vendeve, përfshi Shqipërinë. Unë shpreh të gjithë mbështetjen për politikat e NATO-s për pranimin e Malit të Zi dhe Maqedonisë në aleancë. Shqipëria është e vendosur për të siguruar të gjithë kontributin e duhur për të ndihmuar në krizën e refugjatëve”, tha Nishani në fjalën e mbajtur.  /ShekulliOnline

The post NATO vlerëson rolin e Shqipërisë në luftën kundër ISIS-it appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img