28,03,2024

Moska në mbrojtje të VMRO-së: Opozita maqedonase nxit konflikt, përkrahet nga jashtë

Must Read

shkupi1-640x380

Ministria e Jashtme ruse ka reaguar në lidhje me situatën politike në Maqedoni. Duke shprehur shqetësim për eskalimin e situatës, Moska zyrtare u ka bërë thirrje të gjitha palëve politike për dialog.
Sipas MPJ-së ruse, fajin për përshkallëzimin e situatës në vend e ka opozita maqedonase, e cila është e përkrahur nga jashtë.

“Konstatojmë se opozita maqedonase përsëri është bërë instrument i nxitjes së konfliktit të brendshëm politik, mes tjerash me përkrahje nga jashtë, me qëllim që të mos mbahen zgjedhjet e parakohshme më 5 qershor të cilat paraqesin daljen e vetme demokratike dhe legjitime nga kriza e gjatë. Mbajtja e zgjedhjeve është dakorduar që në verën e vitit 2015, me ndihmën aktive të SHBA-ve dhe BE-së, dhe partnerët perëndimor duhet t’i respektojnë marrëveshjet e arritura dhe detyrimet e tyre që I kanë marrë përsipër në atë kontekst”, thuhet në reagimin e Moskës, transmeton TV Shenja.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img