28,03,2024

PDK dhe Vetëvendosje vazhdojnë me mospajtime të thella në Komunën e Prishtinës

Must Read

10_11_2014_9781421_keshilltaret_e_kuvendit_komunal_te_Prishtines

Në një mbledhje urgjente të thirrur sot në kuvendin komunal të Prishtinës nga kryetari Shpend Ahmeti është bojkotuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Arsyen e bojkotimin e tregon asamblisti i PDK-së, Muhamet Selmani, për Orën e Fundit.

“ Vetë ftesa që ka ardhur nga kryetari i Komunës ka qenë ftesë e paligjshme, sipas ligjit administrativ përcaktohet fare qartë në cilat raste thirren mbledhjet urgjente, ne e pamë qe kjo nuk është mbledhje urgjente dhe e pamë që ato pika mund të diskutohen në ndonjë mbledhje tjetër.

“Donacioni prej 80 mijë eurove krahasuar me dëmet që i kanë shkaktuar komunës janë minore, këta e kanë instaluar një mentalitet varfanjak.”

“Ky donacion është tash e disa vite që demoni zvicran i jep për trajnimin e punëtorëve të komunës.

“Nuk është e vërtetë që PDK-ja e ka bllokuar komunën,” ka thënë Selmani, njofton Klan Kosovën.

“Duket se profesori ende ka mendësi komuniste”.

Në anën tjetër Sadri Ramabaja, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje i ka quajtur arsyet e bojkotimit banale, e ka cilësuar PDK-në dhe LDK-në si kokat e krimit në Prishtinë dhe Kosovë.

“Fatkeqësi se a është një gjë urgjente apo jo këta e bëjnë me fjalorin politik fëmijnor, shikuesit është mirë ta dinë se ka qenë diskutim njëra nga pikat për një donacion prej 80 mijë eurove prej miqve tanë zviceran që e kanë mbështetur komunën tonë. “

“Për neve është urgjente pasi 80 mijë euro nuk janë pak për neve s’janë, por për milionerët e PDK-së mund të duket lojë.”

“Në esencë lufta që e ka bërë PDK-ja por edhe LDK-ja është minim i çfarëdo suksesi i qeverisjes lokale.”

“Akuza për komunizëm është banale pasi unë kam qenë i burgosur pasi kam qenë kundër komunistëve,” ka thënë Ramabaja, njofton Klan Kosova.

Asambleisti i Vetëvendosjes ka thënë se partitë në pushtet po tallen me qytetarët e Prishtinës dhe asambleistët e tyrë të paaftë, kurse qeverisjen e komunës si shumë demokratike dhe të hapur.

“PDK dhe LDK vazhdojnë të tallen me qytetarët pasi nuk kanë as aftësi profesionale as intelektuale për interpretime politike dhe juridike.”

“Qytetarët duhet ta kuptonin qartë se akronimet PDK dhe LDK janë koka e krimit në Kosovë, ne i kemi dërguar mbi 90 dosje në prokurori, kam informacione se do të dërgohen ende dosje tjera.”

“Organizatat ndërkombëtare e kanë cilësuar qeverisjen e komunës së Prishtinës si më të hapurën dhe demokratiken,” ka përfunduar Ramabaja

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img