Shëndetësi

MOS MENDO SE JE IMUN NDAJ KANCERIT TË QAFËS SË MITRËS!


Publikuar më:


LËRI MBRAPA JUSTIFIKIMET DHE TABUTË SEPSE KUR BËHET FJALË PËR

SHËNDETIN, “VONË” MUND TË BËHET “SHUMË VONË.”

Nuk është e panjohurë në kulturën tonë që ta vizitojmë mjekun vetëm kur simptomat bëhen tëpapërballueshme. “Hajt se skom kurgjo,” është një prej thënjeve që dëgjojmë shpesh kur simptomat e para të ndonjë sëmundjeje paraqiten.

Gjëja e parë që duhet të dini për kancerin e qafës së mitrës është se kur simptomat nisin të shfaqen mund tëjetë shumë vonë për ty. Andaj, për arsye se kanceri i qafës së mitrës zhillovet në një hapsir kohore prej 1

deri 10 vjet, rekomandohet që të bëni PAP-testin të paktën një her në vit, në mënyrë që shumë lehtë tëparandaloni këtë sëmundje. Bërja e PAP – testit nuk është i dhimbëshme dhe as nuk zgjatë shumë – por ky test mund të ju shpëtoj jetën. Mos e neglizhoni vetën – për të mirën tuaj dhe familjarëve tuaj!

ORGANIZATA ECMI KOSOVA, në kuadër të projektit CARES – Cross-border Actions in the

Reproductive Health Sector (Aktivitetet Ndërkufijtare në Sektorin e Shëndetit Riprodhues) është munduartë tërheq vëmendjen e grave për rëndësinë e jashtëzakonshme të parandalimit dhe luftimit të kancerëve të gjirit dhe të qafës së mitrës. Qëllimi i projektit është të kontriboj në përmirësimin e cilësis së shërbimeve në sektorin e shëndetit riprodhues dhe vetëdijësimit për rëndësinë e ruajtjes së shëndetit riprodhues.

E përderisa ne bëjmë pjesën tonë, ju duhet të merrni përgjegjësinë për veten.

SHKAKTARËT E KANCERIT TË QAFËS SË MITRËS:

Si çdo kancer tjetër, kanceri i qafës së mitrës është një mutacion në ADN-ën e qelizave i cili bënë qëqelizat të shumëzohen pa kontroll. Këto qeliza nuk vdesin ashtu siç janë qelizat e shëndetëshme të programuara të bëjnë, dhe kështu formojnë tumor që ka mundsi të shpërndahet në pjesët e tjera të trupit.

Nuk dihen shkakëtarët e kancerit të qafës së mitrës, por është e sigurt që Virusi i Papillomës Njerëzore(HPV), i cili transmetohet seksualisht, e luan një rol të rëndësishëm. Mirëpo, shumica e njerëzve e kalojn këtë virus pa zhvilluar ndonjë kancer. Kjo do të thotë se faktorët si mjedisi dhe mënyra e jetesëspërcaktojnë këtë sëmundje.

FAKTORËT E RREZIKUT:

– Shumë partner seksual: sa më i madh numri i partnerëve seksual (i yti apo i partnerit tuaj), aqë më i madh është rreziku i marrjes së HPV-së.

– Aktiviteti seksual në moshë të re: rritë rreziqet e marrjës së HPV-së.

– Infeksoinet e tjera të transmetuara seksualisht: këto infeksione ju ulin imunitetin dhe rrisin shancet e marrjes së HPV-së.

– Sistemi imunitar i dobët: ju jeni më të prirur për të zhvilluar kancerin e qafës së mitrës nëse keni sistem imunitar të dobësuar nga sëmundje të tjera shëndetësore dhe keni HPV.

– Pirja e duhanit

PARANDALIMI:

– Pyesni doktorin/doktoreshën tuaj për vaksinën kundër HPV-së

– Bëni PAP-teste të rregullta vjetore: këto ekzaminime parandaluese lejojnë që ndryshimet të zbulohen në fazë të herëshme dhe kanceri i qafës së mitrës të mund të shërohet 100%

– Praktikoni seks të sigurtë: parandaloni sëmundjet seksualisht të transmetueshme duke përdorur kondom dhe duke limituar numrin e partnërve seksual që keni

– Mos pini duhan

ECMI Kosovo realizon projektin 18 muajsh CARES – Cross-border Actions in the Reproductive Health Sector /

“Aktivitetet Ndërkufitare në Sektorin e Shëndetit Riprodhues CARES” qellimet kryesore të këtij projekti përfshijnë prokurimin e pajisjeve për qendrat shëndetësore, organizimin e fushatave promovuese për parandalimin e kancerit,ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e kontrollave rutinore, publikime të ndryshme mbi shëndetin riprodhues, konferencë ndërkufitare etj.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2014-2020, dhe në Mal të Zi është bashkëfinancues Ministria e Administratës Publike.Ky projekt zbatohet nga FORS Montenegro së bashku me Qendrën Evropiane për Çështje të Minoriteteve Kosovë (ECMI Kosova). Si përfitues direkt të këtij projekti janë shteti i Kosovës dhe Malit të Zi , specifikisht komunat Andrijevica, Berane, Bijelo Polje, Gusinje, Petnjica, Plav, Kolasin Mojkovac dhe Rozhaj në Mal të Zi dhe komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Gjakovë në Kosovë.

Ky njoftim u përgatit me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e njoftimit është përgjegjësi e vetme e Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve Kosovë (ECMI Kosova) dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si pasqyrim i pikëpamjeve të Bashkimit Evropian.

Ky mbishkrim nuk paragjykon statusin e Kosovës dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 Këshilli i Sigurimit i Kombeve tëBashkuara dhe opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

To Top