02,07,2025

Ministrja britanike: Shqipëria, probleme me krimin, korrupsionin dhe terrorizmin

Must Read

“Duhet të pyesim nëse është vërtet e drejtë që BE duhet thjesht të vazhdojë të zgjerohet duke u dhënë anëtarëve të rinj të njëjtat të drejta me themeluesit e unionit?”

Një tjetër konservator i pranishëm dhe mbështetës i largimit nga BE, lider i fushatës që vendi të dalë nga BE, Iain Duncan Smith tha se ishte dakord me Sekretaren e Punëve të Brendshme.

“Sekretarja për Punët e Brendshme ka të drejtë që shqetësohet nga vende të rrezikshme si Shqipëria apo Turqia që mund të lejohen të hyjnë në BE. Nëse këto vende lejohen të bëhen pjese e BE-së,, ata do të jenë një rëndesë më shumë për sistemin tonë të mbrojtjes për shkollat dhe shtëpitë tona. Është vetëm një rritje e rrezikut të shtimit të kriminalitetit dhe terrorizmit në rrugët tona” –tha ai citon lapsi.al.

“Pas kësaj deklaratë të Sekretares, May a nuk duhet të dalë kryeministri dhe të shpjegojë nëse është dakord me qëndrimet e ministres së tij të brendshme? – shtoi Smith.

Duket se deklarata e Ministres së Brendshme ka shkaktuar polemika të shumta ndaj ajo ka bërë një sqarim duke saktësuar se “Britania duhet të largohet nga Konventa për të Drejtat e Njeriut dhe jo nga Bashkimi Evropian”.

Ata që bëjnë fushatë që Britania të lërë BE-në i janë drejtuar sot kryeministrit Cameroon me disa pyetje.

A e pranon Kryeministri sot që të vendosë një veto për anëtarësimin në BE të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Turqisë në këto rrethana?

A e pranon Kryeministri komentin e Sekretares së punëve të Brendshme se është njëk ide e keqe të mirëpresësh këto vende që kanë probleme serioze me krimin e organizuar, korrupsionin dhe ndonjëherë edhe me terrorizmin? /lapsi.al/

The post Ministrja britanike: Shqipëria, probleme me krimin, korrupsionin dhe terrorizmin appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img