Uncategorized

Ministria e Jashtme e Gjermanisë, i kërkon Ivanovit ta tërheqë vendimin


Publikuar më:


Bundestagu gjerman

Kjo ministri kërkon që në Maqedoni të realizohen reformat e besueshme dhe urgjentisht të tërhiqet vendimi për faljen e zyrtarëve që po hetohen për krime, të cilën e bëri para disa javësh Presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, shkruan portali i lajmeve Zhurnal.

“E përshëndesim vendimin e parlamentit maqedonas për prolongimin edhe të njëhershëm të zgjedhjeve parlamentare të caktuara më 5 qershor. Kjo do t’ju mundësojë partive që të përmirësojnë shqetësimet e tyre të muajve të fundit, dhe ta kthejnë shtetin në rrugën evropiane.

“Përsëri shtyrja e zgjedhjeve patjetër duhet të realizohet përmes një procesi reformues të besueshëm. Po ashtu është me rëndësi që urgjentisht të tërhiqet vendimi për amnisti të një numri të madh të politikanëve të miratuar në prill. Akuzat për keqpërdorim të pushtetit patjetër duhet të hetohen me qëllim që t’ju kthehet besimi i qytetarëve të Maqedonisë tek institucionet”.

“Prokurorja speciale patjetër duhet të vazhdon punën e vet pa asnjë pengesë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme gjermane”, thuhet ne komunikatën e kësaj ministrie në Gjermani.

The post Ministria e Jashtme e Gjermanisë, i kërkon Ivanovit ta tërheqë vendimin appeared first on Lajminet.

Comments
To Top