Uncategorized

Meta: Shqipëri-Serbi të intensifikojnë marrëdhëniet


Publikuar më:


Ilir Meta në forumin “Shqipëria dhe Serbia drejt një së ardhmeje të përbashkët në BE”

Në këtë event ishin të pranishëm ambasadorë e diplomatë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Serbia dhe Shqipëria.

Në fjalën e tij, Meta tha se që nga rënia e regjimit të Milosheviçit, në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë ka nisur një fazë e re dhe theksoi rëndësinë që dinamika e marrëdhënieve mes dy vendeve të jetë shumë më e fortë.

“Që nga momenti kur Millosheviçi u largua dhe Serbia nisi një fazë të re, kur po bëhen gati 16 vite, nuk jemi aty ku duhet të ishim sepse jemi ende peng të viteve të së kaluarës, të sjelljeve tipike që janë pasojë e luftës së ftohtë. Dhe mendoj që për dy vendet që e kanë realisht sot objektiv integrimin evropian, dinamika e kësaj marrëdhënie duhet të ishte shumë më e fortë, shumë më e qëndrueshme”, deklaroi Meta.

Ai vuri në dukje se, ka një ngadalësi në gjithë krijimin e kuadrit ligjor në marrëdhëniet mes dy vendeve, pasi nuk janë nënshkruar e nuk janë miratuan as gjysma e marrëveshjeve që janë propozuar nga Shqipëria në vitin 2002, “që është krejtësisht anormale, kur interesi është i përbashkët dhe kur nuk ka një arsye pse të vonohet”, tha Meta.

The post Meta: Shqipëri-Serbi të intensifikojnë marrëdhëniet appeared first on Lajminet.

Comments
To Top