Uncategorized

Merkel në prani të Mustafës e bëri “përrall” shefin e diplomacisë kroate


Publikuar më:


 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka treguar edhe një herë fuqinë e saj.

Ajo në darkën e punës të organizuar në kuadër të Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor ku mori pjesë edhe kryeministri Isa Mustafa, qortoi ashpër shefin e diplomacisë kroate, Miro Kovaq për shkak të bllokadës që Kroacia ia ka bërë Serbisë në hapjen e dy kapitujve të negociatave me BE-në.

“Kancelarja gjermane praktikisht e ka shtyrë ministrin kroat para gjithë të pranishmeve që Kroacia të zhbllokojë hapjen e kapitujve”, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Sipas këtyre raportimeve, gjithçka rridhte sipas protokollit në darkën e punës dhe për një çast Merkel merr mikrofonin dhe i drejtohet Kovaqit.

“Kur do të ndodh hapja e kapitujve për Serbinë, më 19 korrik?”, ka pyetur kancelarja gjermane, ku më pas për disa sekonda ka mbretëruar heshtje e plotë.

“Ajo këtë e bëri gjatë mbrëmjes, në pjesën që ishte paraparë që shefat e diplomacive të paraqesin raportet e tyre nga takimet. Pasi që fillimisht nuk mori përgjigje, Merkel e përsëriti pyetjen”, thuhet në raport, transmeton lajmi.net.

“Nuk i ngutej, nuk ishte taktike, por pak e vrazhdë. Dy herë e bëri pyetjen e njëjtë. Kur e kuptoi që nuk do të heqë dorë, Kovaq vetëm konfirmoj me tundje koke dhe me buzëqeshje të lehtë”, thonë burime.

Në atë moment të gjithë e kishin të qartë se problemi ka marrë fund dhe më nuk ka pengesa për hapjen e kapitujve 23 dhe 24. /Lajmi.net/

.

Comments
To Top