26,04,2024

Mendimi negativ rëndon jetën padrejtësisht

Must Read

Jo rrallë gjatë jetës na ka ndodhur që të ndihemi të frikësuar për veten ose për ndonjë anëtar të familjes nga ndonjë situatë e dyshimtë për ndonjë sëmundje apo ndonjë gjë tjetër.

 Mirëpo, rallë ka ndodhur që ajo e keqe që e kemi pritur, të ndodhë. Madje në të shumtën e rasteve, kur presim të ndodhë ndonjë gjë e keqe, pikërisht atëherë ndodhin gjëra të mira.

 Pse ndodh kështu?

Ndodh sepse në të vërtetë situata nuk ka qenë ashtu e rënduar siç ke menduar, pra, ke rënë pre e mashtrimeve, por janë dyshimet e padrejta që mbushin hapësirën e të menduarit tonë me mendime negative.

Dhe natyrisht që, kur brenda kokave tona bluajmë më shumë mendime negative sesa pozitive, atëherë ia kemi krijuar vetes një terren të përshtatshëm që të kultivohen frika, stresi, paniku e ankthi.

Prandaj, mos ta fajësojmë situatën objektive, por të fajsojmë të menduarit negativ.

Pse nuk mendojmë që, nëse ka diçka më të vështirë për t’u realizuar, sesa problemet tona, mund të jetë ndryshimi nga nata në ditë dhe e kundërta.

 Mirëpo, një gjë të tillë e përjetojmë çdo 24 orë dhe madje duke e shijuar natën për pushim e ditën për aktivitet e argëtim.

Mendojeni se sa më i vështirë është respektimi i distancës ndërmjet diellit dhe tokës, që, po që se ka një prishje të këtij raporti, qoftë me një metër distancë largim-afrim, toka do të bëhej e pabanueshme për ne.

Mendojeni se sa më e vështirë se problemet tona është saktësia e sasisë të oksigjenit në ajër, që, sikur të pakësohet, do të merrte fund jeta në tokë, por edhe sikur të shtohet, përsëri do të merrte fund jeta në tokë.

 Mendojeni se më e vështirë sesa problemet tona, është rrotullimi i tokës rreth boshtit të saj dhe rreth diellit.

Madje mendoje që dhe në këtë çast, derisa je duke e lexuar këtë shkrim, me çfarë shpejtësie marramendëse është duke u rrotulluar toka e ti qëndron i qetë, pa e ndier fare rrotullimin.

Por, jo.

 Asnjë gjë nga të lartcekurat nuk është e vështirë për Zotin, Krijuesin e gjithësisë, as problemet tona. Madje problemet tona janë absolutisht të thjeshta në krahasim me të lartecekurat.

 Një gjë të tillë e dëshmonë dhe krijimi i njeriut, zhvillimi i tij, furnizimi me oksigjen e rreze dielli, të cilat ndikojnë dhe në shtimin e ushqimeve të nevojshme për t’ia krijuar një jetë të begatë atij.

Por, ajo që kërkohet nga ne është se, vetëm duhet ta ruajmë lidhjen e sinqertë me Të dhe t’i mendojmë gjërat pozitivisht dhe çdo gjë do ta marrë të mbarën.

Varësisht se me çfarë mendime e ke kokën të mbushur do ta jetosh dhe jetën tuaj, ngase nese mendon pozitivisht, të nxitë që të shohësh vetëm gjërat e mira dhe ato do të tërheqin dhe e kundërta.

Zot, mos na privo nga dashuria për Ty!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img