06,05,2024

2000 teste të reja arrijnë sonte në Kosovë, ndërsa 1000 të tjera janë donacion nga Serbia

Must Read

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetëisë Faik Hoti ka treguar se sa teste për Covid-19 ndodhen aktualisht në IKSHPK.

Ai ka thënë se në IKSHPK para disa ditësh janë sjellë 2100 teste, 1000 teste janë në stok të Ministrisë së Shëndetësisë të paprekura, si dhe 1000 të tjera janë marrë donacion nga Serbia.

Ai ka njoftuar se sonte arrijnë edhe 2000 teste të tjera, derisa sot po ashtu do të shpallet fituesi edhe për 10.000 – 13.000 të tjera, njofton Klan Kosova.

Postimi i plotë i Faik Hotit në Facebook:

Testet

Para disa ditësh në IKSHPK janë liferuar 2100 teste.

Sonte arrijnë edhe 2000 të tjera.

1000 teste nga Republika e Turqisë janë ende të paprekura në stokun e MSh-së.

1000 teste të tjera janë marrë donacion nga Serbia.

Sot shpallet fituesi edhe për 10 000-13 000 të tjera.

Pa panikë, RRI’NSHPI!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img