29,03,2024

Mediat shqiptare: Në këto plazhe greke s’paguhet. Pse t’i bëjmë pushimet në Shqipëri?! (Foto)

Must Read

Disa muaj më parë zv.ministri i jashtëm i Shqipërisë (përfaqësuesi i LSI), do të shprehej në rrjetet sociale i shqetësuar për faktin se disa televizione kombëtare shqiptare (private) i bënin reklamë turizmit të Greqisë fqinje.

Sot zv.ministri mund të marrë një përgjigje konkrete se përse të pushosh në Greqi është më cilësore sa sa në Shqipëri dhe mbitëgjitha më e lirë!

Disa portale agjencish udhëtimesh ofrojunë paketa me pushime në ‎Lefkada, ‎Prevezë, ‎Parga, me ‎mëngjes dhe ‎darkë të përfshirë për 3 ditë dhe për vetëm 109 euro personi ose për 5 ditë, 200 euro personi.

Themi “vetëm”, sepse po të llogarisësh një shezlong që kushton vetëm 800 lekë në Ksamil, sikurse raportuam sot, dhe duke llogaritur udhëtimin, karburantin, hotelin e restorantet, zor se një çmim të tillë mund ta gjesh në Shqipëri.

Në vendin tonë 100 euro një personi do t’i iknin vetëm ditën e parë, po të llogaritet edhe vetëm një pije në mbrëmje për ta mbyllur ditën.

Përse të pushosh në Greqi dhe jo në Shqipëri?

A është qëndrim antikombëtar ky?

Jo, është thjesht racionalitet bazuarn mbi fakte dhe leverdi e zhveshur nga nacionalizmat e kushtueshëm dhe jologjike.

Dhe në fakt, gjithnjë e më shumë shqiptarë zgjedhin t’i kalojnë pushimet larg vendit të tyre, larg grykëderdhjeve të lumenjëve që zbrazin në det mbeturina dhe çdo lloj inerti, si dhe larg ujërave të zeza që prej dy dekadash kanë pushtuar të gjithë bregdetin e qytetit të Durrësit dhe qendrën e Vlorës, etj. /MAPO

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img