24,04,2024

Mediat serbe pyesin: Pse Biden nuk e respektoi flamurin serb si atë të Kosovës (Video)

Must Read

Ky veprim i zëvendëspresidentit amerikan, ka ngjallur reagime të mëdha tek mediat serbe.

Udhëheqësit e protokollit në Ministrinë e Jashtme të Serbisë, në një deklaratë kanë thënë se është obligim që pas himnit të flamurit, pas kalimit nëpër tepihun e kuq para gardës ushtarake të Serbisë, të ndalet para flamurit serb dhe kërkohet që ta përkul kokën.

Në rastin e Biden-it, ai vetëm ka kaluar, ndërsa kryeministri i Serbisë është ndalur për ta respektuar këtë flamur.

Në vizitën e parë të numrit dy të Amerikës, siç raportojnë mediat serbe, gjatë kohës kur president i vendit ishte Boris Tadiq, Biden kishte përshendetur flamurin serb, pasi ish kreu i Serbisë e kishte udhëzuar me dorë, transmeton lajmi.net.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=qiBnwTM3A-g?feature=oembed&w=640&h=480]

Në një tekst

të mediumit serb “B92” paraqitet se si lider të tjerë botërorë, gjatë vizitës në Serbi, kanë përshëndetur flamurin serb. Bëhet fjalë për kancelaren gjermane, Angela Merkel, presidentin e Kinës, Xi Jinping dhe atë rus Vladimir Putin.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=CxVv7DgyqFU?feature=oembed&w=640&h=360]

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=rDObowsweB4?feature=oembed&w=640&h=360]

Në disa tituj të mediave serbe është shkruar se si Biden gjatë vizitës në Kosovë e ka bërë të kundërtën, pra e ka përshëndetur flamurin e Kosovës, por vetëm duke e vënë dorën në zemër. Por në rastin e arritjes së Biden-it në aeroportin e Prishtinës, garda ceremoniale FSK-së, mbante dy flamujt, atë të Kosovës dhe ShBA-së, gjë që nuk ka ndodhur në Serbi, pra aty ndodhej vetëm flamuri serb.

Në sqarimet e protokollit për pritje të presidentëve të huaj në SHBA, në disa raste, thuhet se kur një lider i një shteti tjetër viziton Shtëpinë e Bardhë në Uashington, përveç pjesës tjetër ceremoniale, aty vendosen edhe flamujt e dy shteteve, të atij nikoqir edhe të shtetit të mysafirit, raporton lajmi.net.

Raste të njëjta të protokollit të vizitave ndërshtetërore kanë edhe shumë shtete tjera. E në rastin e vizitës së liderëve botërorë në Serbi, prezenca e vetme e flamurit të shtetit nikoqir pa atë të mysafirit, ka gjasa Biden të mos ndalet për ta përshëndetur këtë simbol shtetëror./lajmi.net

Biden në Kosovë

Video e arritjes së Biden në Prishtinë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img