29,03,2024

“Me Hillary Clinton Presidente, shqiptarët do të kenë në Shtëpinë e Bardhë, mikeshën më të madhe” (Foto)

Must Read

bili-shq

Ish-presidenti Bill Clinton, bëri fushatë për gruan e tij, kandidaten demokrate për presidente, Hillari Klinton, në Sallën Smith të Kolegjit të Malit Shën Vincenti -“College of Mount Saint Vincent” në zonën Riverdale të Bronx, New York.

Thirrjes së shqiptarëve të Amerikës, nga Kongresisti Eliot Engel dhe asamblesiti Mark Gjonaj, për të mbështet kandidaturën e Hillary Clinton për Presidente, në një takim elektoral në Bronx, New York, iu përgjigjen rreth 1000 mijë vetë, shumica e tyre, me të drejtë ishin shqiptarë, nga Kosova, Shqipëria, dhe, të gjitha viset shqiptare.

Takimi elektoral i fushatës, për zgjedhjet presideniciale, për zgjedhjet paraprake në partinë Demokrate, në Bronx New York, kishte si folës kryesor ish-Presidentin Bill Clinton. Këtë tubim e përshëndetën në filim, të tij, edhe miku i dëshmuar i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel, Presidenti i Bronxit, Ruben Diaz, dhe asamblesisti i shtetit, të Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj.

Në këtë tubim elektoral, ishin të pranishme edhe shumë figura të njohura të komunitetit shqiptarët, vprimtar të dalluar të komunitetit shqiptarë në SHBA.

Para prezantimit të ish-presidentit të SHBA, Bill Clinton, në Kolegjin e Malit St Vincent në Bronx, kongresmeni i Westchester Countyt, Elliot Engel, u tha mbështetësve, të përbërë kryesisht nga shqiptarët e Amerikës, se Hillary Clinton, ka për të shërbyer New York , më mirë dhe do të bëjë punën si një presidente e madhe e SHBA.

”Unë mbështes Hillary Clinton-in. E mbështes me shumë entuziazëm. E njoh zonjën Clinton, shumë mirë. Ajo, ka qenë gjatë këtyre viteve senatorja jonë e New York-ut, dhe ka bërë një punë të mrekullueshme. Unë jam i bindur se punën e mrekullueshme, që ka bërë për shtetin e New York-ut, ajo do të dijë ta bëjë për gjithë Amerikën. Prandaj, tha ai edhe po e mbështes atë. Zgjedhja e saj si presidente do të jetë një moment historik, për Shtetet e Bashkuara”, tha Engel.

Me Hillary Clinton-in, si presidente, shqiptarët do të kenë në Shtëpinë e Bardhë mikeshën më të madhe të tyre, tha Engel.

“Hillary Clinton i njeh personalisht shumë individë, veprimtarë në komunitetin shqiptaro-amerikan. Ajo i njeh më së miri që të gjitha çështjet e politikës së jashtme, që kanë të bëjnë me shqiptarët. Unë jam dëshmitar për këtë, sepse kam diskutuar personalisht me të, shpesh lidhur me shqiptarët. Hillary Clinton, gjithmon ka biseduar për tema që u interesojnë shqiptarëve edhe me një numër veprimtarësh të këtij komuniteti”, tha kongresisti.

Më tej ai kujtoi shqiptarëve se të mos harrojmë se ishte presidenti Bill Clinton ishte ai që i shpëtoi shqiptarët nga masakrat e regjimit diktatorial serb të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1999, duke udhëhequr fushatën bombarduese të NATO-s. Hillary Clinton, tha ai ishte përkrah tij, kur merrte ai ato vendime të rëndësishme dhe është shumë e ndërgjegjshme për arsyet dhe rëndësinë e atyre bombardimeve.

“Hillary më ka thënë personalisht, se ka ndërmend të vazhdojë veprën e bashkëshortit për Kosovën, kur të bëhet presidente e Amerikës. Ajo, është mbështetëse e vendosur e pavarësisë së Kosovës, e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, e në Malin e Zi. Hillary, është nxitëse e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Në fund të fjalës së tij duke u bërë thirrje shqiptarëve të votojnë të martën për Hillary Clinton, në New York, miku i dëshmuar i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel, argumentoi:

”Prandaj, unë nuk mund të imagjinoj një mik më të mirë për komunitetin shqiptaro-amerikan në Shtëpinë e Bardhë se sa Hillary Clinton-in, tha Engel, duke shtuar se kuptohet, unë e mbështes kandidaturën e saj jo vetëm për këtë po edhe se ajo do të jetë Presidentja më e mirë për të gjithë amerikanët, por në veçanti edhe për shqiptaro-amerikanët”.

Ish-presidenti Bill Clinton, duke folur në Kolegjin e Malit Shën Vincenti, të premten, 15 prill, 2016, në fushatën “Hillary për Amerikën – Fight for us”, udhëhoqi një miting elektoral, ku kërkoi që të angazhohen votuesit, e Shtetit të New Yorkut, për votimet e ditës së martë, më 19 prill.

Ndërsa, Hillary Clinton, në fakt mbetet shumë më përpara në sondazhe për këto votime, në primare nga demokratët në New York, debati i zjarrtë mbrëmshme me senatorin Bernie Sanders, ka treguar se ajo është ende në “vështërsi” dhe i duhen pa tjetër edhe 75 delegatët e shtetit të New Yorkut, të martën. Çka, do t’i forconte asaj edhe shumë pozitat për në Konventën e Demokratëve, që mbahet në fund të muajti gusht.

Në një përpjekje për të marrë votuesit më të rinj në këto votime, ish-presidenti Bill Clinton foli në tubimin në Kolegjin e Malit Shën Vincenti në Bronx, duke marrë si shembull edhe mbështetjen e shqiptarëve të Amerikës, të cilët tha ai janë “që të gjithë, musliman, katolik dhe ortodoks, besojë se janë për Hillary Clinton”.

Ish presidenti amerikan, Bill Clinton, tha se ishte i nderuar, që po shikonte një mbështetje kaq të madhe të shqiptarëve, në këtë fushat, duke mbajtur fjalimin e tij, ai faleminderojë ngrohtësisht asambleistin e shtetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, për organizimin e këtij tubimi madhështor, transmeton Bota Sot.

Duke përmendur të arriturat e deritashme, që prej përfundimit të luftës në Kosovë, presidenti i dikurshëm amerikan, që ishte President i SHBA, gjatë asaj kohe, kujtoi rrugën e vështirë që kaloi Kosova për të arritur nga liria tek pavarësia e saj”.

Ai, ka rikujtuar më tej edhe vizitat, që me bashkëshorten e tij, Hillari Clinton, e cila sot është kandidate e fuqishme për Presidente e SHBA në zgjedhjet presidenciale 2016, i kishin bërë në kampet e refugjatëve ku ishih zhvendosur shqiptarët e Kosovës, në Maqedoni.

“Kurrë nuk do t’i harroj fytyrat e njerëzve dhe rrëfimet e tyre”, tha Clinton.

Bill clinton, përshëndeti numrin e madh të shqiptarëve, që kishin ardhur t’i tregonin çiftit Clinton, mbështetjen e madhe për Hillary Clinton Presidente, të martën , dhe lavdëroi shqiptarët, duke i quajtur shqiptarët simbol në botë të bashkëjetes fetare. Ai iu drejtua shqiptarëve duke i bekuar: “Zoti i bekoftë shqiptarët, të gjithë shqiptarët dhe falemnderojë të gjithëve ju që po e mbështesnin fushatën e Hillary Clinton, për Presidente e SHBA”, tha Clinton.

“Dua t’ju siguroj se Hillary presidente, dhe i gjithë populli amerikan, është me ju dhe do të jenë në të ardhmen tuaj me shqiptarët”, tha Clinton.

Ish- Presidenti i SHBA, Bill Clinton, mbetet një hero në sytë e shqiptarëve për rolin e tij në ndalimin e katastrofës humanitare që kërcënonte Kosovën. Ish- Presidenti Clinton në Kosovë, Shqipëri, viset shqiptare dhe në diasporë, gëzon respekt të jashtëzakonshëm, për rolin që ka pasur në fushatën ajrore të aleancës veri-atlantike kundër forcave serbe të sigurimit më 1999.

Pikërisht, ky rol ka bërë që figura e ish presidentit amerikan jo vetëm në Kosovë, por në Shqipëri, viset shqiptare dhe diasporë, të shihet si personalitet që çliroi Kosovën nga pushteti i dhunshëm i Serbisë së udhëhequr nga Sllobodan Millosheviqi.

Andaj, edhe sot shqiptarët e Amerikës iu përgjigjen masivisht në mbështetje për fushatë për gruan e tij, kandidaten demokrate për presidente, Hillari Klinton, në Sallën Smith të Kolegjit të Malit Shën Vincenti -“College of Mount Saint Vincent” në zonën Riverdale të Bronx, New York.

Bill Clinton ia atribuoi gruas së tij në shumicën e shteteve, aftësinë të fitoreve në paraprake për popullaritetin e saj dhe përpjekjeve në një drejtim të qëndrueshme në mbarë vendin, të afrikano-amerikanëve dhe latinëve.

Gjatë tubimit, Clinton vazhdoi për të portretizuar Hillary Clinton si një Presidente e SHBA, që do të ishte zgjedhja më e mirë për popullin Amerikan, simbas tij, “E ndjeshme dhe efektive për të fituar si kandidate demokrate, për në primare. Në 45 vjet të saj, shtojë Klinton, ajo ka qenë e angazhuar në politik, dhe është përpjekur për të ndihmuar njerëzit, që të jetojnë ëndrrat e tyre dhe të zgjedhin problemet e tyre, të të gjithë popullit, unë kam punuar me të, dhe u them me plotë gojën se ajo është më e mira, është një udhëheqse që kërkon ndryshimin dhe është krijuese. Dhe, ka shumë dallime në mes atyre që vetëm dinë të flasin për ndryshim dhe atyre që janë duke e bërë ndryshimin.”

Kjo është hera e parë që shumë nga nxënësit e shkollave do të votojnë në zgjedhjet presidenciale.

Një studente prindërit së cilës emigruan nga Shqipëria kishte ardhur të mbështeste Hillary Clinton.

“Unë mendoj se Hillary, është e bukur ajo që ajo dëshiron të bëjë për emigrantët dhe për t’u dhënë atyre të gjithë legalizimin dhe të gjitha letrat e tyre se ata e meritojnë dhe kanë nevojë për të”, thotë Doniak Cotaj.

“Mendoj se të gjithë e meritojn mundësinë për të ardhur në Amerikë, dhe të kenë të gjitha të mirat e këtij vendi”, tha ai.

Clintoni foli edhe se ku Hillary qëndron në borxhin studentor, borxhit të kredisë dhe ndihmën e shkollimit. Ai tha se ajo dëshiron të bëjë një ndihmës jo vetëm për studentët në institucionet publike, por ato private si. Ajo gjithashtu dëshiron të ndryshojë politikën për kredi studentore, tha Klinton.

Ish-presidenti Bill Clinton, gjithashtu ka mbrojtur efektet e faturës së rregullores financiare Dodd-Frank nënshkruar nga Presidenti Obama, duke thënë se ka pasur tashmë 50,000 më pak njerëz që punojnë në Wall Street, se ka pasur para se të godiste SHBA, recesioni i Madh.

Clinton tha se “korporatat shpenzojnë 80 deri 90 për qind të të ardhurave të tyre … duke ua dhënë ato atyre të aksionerëve të tyre” dhe drejtuesve të tjerë të lartë në vend se të përdoren për punëtorët e tyre.

Votimet paraparake për të duja partitë në New York, për 75 delegatë do të mbahen më 19 prill.

clinton fushata

eliot-bill

bili shq

eliot engel

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img