Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Qeveria e Kosovës për vitin 2015 ka realizuar 85% deri në 90% të objektivave të parapara për këtë vit. Mustafa përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se kushtet dhe rrethanat në të cilat janë përmbushur këto objektiva i dini vet, duke iu referuar krizës politike në vend.
Ja statusi i plotë i Kryeministrit në profilin e tij në Facebook:
Miq të nderuar,
Qeveria që unë drejtoj, përmblodhi dje rezultatet e punës për vitin 2015. Analizat argumentojnë se Qeveria ka realizuar ndërmjet 85% deri në 90% të objektivave të parapara për vitin 2015.
• Rritja ekonomike prej mbi 3.6% më e madhja në regjion;
• Të punësuar rreth 18,000 vetë.
• Buxheti stabil, janë përmbushë detyrimet buxhetore.
• Fillimi I operimit të bizneseve për 27.5% më I lirë.
• Rritja mesatare e pagave 6%, rritja e ndihmave sociale 25%, rritja e fondeve për shtyllat e pensioneve kontributdhënës mbi 30% dhe implementimi i pensioneve për veteran të UÇK-së.
• Është nënshkruar MSA, jemi ranguar të përfitojmë qindra miliona dollar nga MCC (Korporata e Sfidave të Mileniumit të SHBA), jemi në prag të fillimit të ndërtimit të Kosovës së Re.
• Është aprovuar Programi I Reformave Ekonomike, Strategjia Kombëtare Zhvillimore, ka filluar të implementohet Ligji për faljen e borxheve publike deri në fund të vitit 2008, me ligj është themeluar Fondi për garantimin e kredive për NVM-të, është në procedurë Ligji për Investime Strategjike
• Qeveria gjatë vitit 2015 ia ka proceduar Kuvendit 80 projektligje.
Kushtet dhe rrethanat në të cilat kemi punuar i dini vet. IM.