19,04,2024

Mbrëmë është sulmuar një familje shqiptare në Kumanovë

Must Read

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën mbrëma në qytetin e Kumanovës. Një maqedonas i tërbuar me vëllanë e tij dhe një pasagjer ka goditur me makinë Sedat Aliun nga Kumanova (1980), bashkëshorten e tij (M.K) dhe fëmijën 4 vjeçar, i cili po lufton me jetën në Spitalin e Shkupit.

Aliu rrëfen ngjarjen tronditëse dhe sulmin vrastarë të maqedonasve për agjencinë e lajmeve INA.

“Ishim në spitalin e Kumanovës duke pritur rradhë për ti dhënë djalit një ineksion. Në ato momente erdhi një rast urgjentë dhe ne i dhamë përparësi. Këtë gjest njerëzor nuk e mirëpriti Boban. I, i cili po priste njejtë në rradhë. Madje ai, i revoltuar thirri në telefon përforcime për të më sulmuar mua me familjen. Në këto rrethana mu desh edhe mua t’i ta thërras vëllaun dhe nipin tim.

Pasi dolëm jashtë, ata kishin qenë duke na pritur të armatosur. Morën hov dhe na goditën së pari me makinë të tipit “Mercedes C200”. Na mbështetën për muri. Djalin tim e bëri copa, gruan dhe mua na shkaktoi lëndime të rënda, ndërsa më pas dolën nga vetura duke na rrahur me bejsbollë. Këtu e pësuan rëndë e vëllau im Abdulla Aliu dhe nipi im Sami Demiri, të cilën gjendet njësoj në gjendje të rëndë në Spitalin e Shkupit”, rrëfen ngjarjen Sedat Aliu.

Ai thotë se rasti është paraqitur në Sektorin e Punëve të Brendshme në Kumanovë. Sipas tij, sulmuesit janë arrestuar dhe i është konfiskuar vetura. Policia është duke punuar në zbardhjen e plotë të rastit.

The post Mbrëmë është sulmuar një familje shqiptare në Kumanovë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img