25,04,2024

Mbi 62 vite burg për bandën “Shqiponjat e Zeza” me në krye të famshmin Emanuel Demaj

Must Read
Emanuel Demaj

Bëhet fjalë për procesin ndaj bandës së quajtur “Shqiponjat e Zeza”, e cila në vitin 2012 kishte sulmuar lokale me kallashnikovë duke kryer grabitje. Shtatë anëtarët e organizatës kriminale, gjashtë prej të cilëve shqiptarë, u dënuan me gjithsej 62 vjet e 5 muaj burgim.

Demaj, i famshëm për mediat vendase, pasi pak kohë më parë publikoi në rrjetet sociale foto duke festuar ditëlindjen në qelitë e burgut, u dënua me 16 vite e 4 muaj burgim. Demaj është transferuar në një burg në Parma, për shkak të publikimit të “Selfieve” në burgun ku ishte më parë.

Shqiptari 31 vjeçar, sipas italianes “Corriere”, sfidoi ligjin duke festuar e publikuar foto në Facebook.

Prokurori i çështjes kishte kërkuar dënimin me 74 vite e 9 muaj burgim për Demajn dhe shokët e tij të krimev e, por gjykata i uli vitet e burgimit.

Me 13 vite burg e tre muaj është dënuar shqiptari Bektash Qerimi, 32-vjeç, 13 vjet e 1 muaj për Edmond Arra, 27-vjeç; 8 vjet e 2 muaj për Xhemal Bonin, 37 vjeç, 3 vite e dy muaj burg për Ermin Mashkullin, 39-vjeç, me 3 vite e 4 muaj burgim u dënua Eglantina Kandarxhi, si dhe me 3 vite e dy muaj u dënua një shtetas italian i quajtur Abano Terme, pjesë e bandës.

The post Mbi 62 vite burg për bandën “Shqiponjat e Zeza” me në krye të famshmin Emanuel Demaj appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img