30,04,2024

Mbeturinat e mbetura

Must Read

Përsëri ditë me vranësira dhe shi

Mora njërën nga sakot që kishte disa ditë që nuk e kisha veshë.

Si shpeshëhërë po përtypja një çamçakëz sa për të freskuar gojën. Nisa rrugës së qyetit andej kah është bërë një kompleks i shkollave , institucioneve arsimore.

U lodha duke e përtypë çamçakëzin. Desha ta hedh dikund.

Po ku?

Që nga shkurti i këtij viti Ligji parasheh dënimin me 5 eur për ata që hedhin çamçakëz ose filter cigareje.

E futa dorën në xhep shpejt e shpejt. Nga larg po shihnja një të njohur që duhej ta takoja. Desha të çlirohem fillimisht nga ai çamçakëz tani më i bezdisshëm. Sapo futa dorën në xhep bashk me çamçakëzin mu ngjit diqka për dore. Dhash të çlirohem të shqitem nga ajo masë tashmë e njohur, por kot.

Sigurisht në atë xhep kisha lënë në harresë edhe ndonjë çamçakëz ditë më parë.

M’u bë dora pshtjellim me masë gume ngjitëse dhe dukej krejtësisht e ndotur. Si do të pëshëndetesha në këtë gjendje me personin që tashmë ishte krejt afër.

I kërkova falje , i thash se nuk po gjeja dot vend për të hudhë një mbeturinë kaq të vogël sa një çamçakëz, e do letra të vogla .

Vërtet bëra rrugë aq të gjatë po askund nuk pashë as nji shportë të vetme të vogël për mbeturina.

Pesë euro dënimi mund të jetë një masë mjaft efektive për të mbrojtë ambientin nëse ajo vërtet aplikohet.

Sikur t’ iu binte udha këndej inspektorëve të këtij sektori do të ishin “këputë” duke mbledhë nga pesë eur.

Sidomos në këto vende,,rrugë, oborre shkollash ku frekuentojnë numër i madh i njerëzve qoftë nxënës apo të tjerë shihet qartë sa shumë “pesë eur-sha” që ka . Në mungesë të shportave për mbeturina ato (çamçakëzat e hudhur dhe cigaret dhe mbeturina të tjera ) përbëjnë materialin numër dy të shtrimit të këtyre hapsirave.

Veq duhet me dal ekzekutuesit e ligjit e me operu andej.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img