29,04,2024

“Kastrioti” fitues i turneut memorial në volejboll

Must Read

Vashat e Klubit të “Kastriotit” triumfojnë në turneun memorial kushtuar katër veprimtarëve nga Ferizaj, Ramadan Rexhepi-Adidasi, Sanije Rexhepi, Ismet Ramadani dhe Rexhep Zaskoku
Në kuadër të turneut tashmë tradicional të volejbollit qe e mbanë emrin e katër veprimtarëve sportiv nga Ferizaj, Ramadan Rexhepi-Adidasi, Sanije Rexhepi, Ismet Ramadani dhe Rexhep Zaskoku, vashat e Klubit të “Kastriotit” kanë dalë fitues ndaj rivaleve të tyre nga Klubi “Ferizaj”, duke i mundur ato me rezultat 3:1 në sete.Këtë turne e kanë vlerësuar trajneret e këtyre dy ekipeve, familjarët e këtyre veprimtarëve por edhe drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Kosovës

Volejbollistet e Klubit të Kastriotit kanë dalë fitues ndaj vashave të Ferizajt në turneun memorial kushtuar katër veprimtarëve, dëshmorit Ramadan Rexhepi-Adidasi, Sanije Rexhepi,Ismet Ramadani dhe Rexhep Zaskoku.Ato kanë fituar me rezultat 3 me 1 në sete, ndërsa këtë paraqitje me këtë rast e kanë vlerësuar edhe trajneret e këtyre dy klubeve, Vildane Jashari dhe Arta Ramadaniduke thënë se me këtë turne po nderohet kontributi i atyre që kanë dhënë shumë për këtë sport.madje kanë shtuar se edhe ndeshja është përcejllur me një rivalitet të theksuar sportiv
Se ky turne, në të cilin dikur merrnin pjesë edhe ekipe nga vende të rajonit, duhet të vazhdoi dhe të sjellë lojëra të mira e kanë thënë edhe familjarët e këtyre veprimtarëve.Ata thonë se si familjarë ndihen të nderuar ngase vetëm kështu mbahet gjallë ndër breza kujtimi për ta.
Edhe drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Kosovës kanë thënë se ky turne e ka rëndësinë e vetë.Kryetari Federatës Abedin Ibrahimi, ka thënë se turnetë e këtilla e ndihmojnë avancimin e kësaj loje.
Ky turne është tradicional dhe synon që të tuboi ekipet më të mira të kësaj loje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img