Uncategorized

Mbështetje për fermerët, që nga subvencionet deri tek ujitja e tokave


Publikuar më:


Aktualisht, në të gjithë zonën e Korçës po punohet në vijimësi për hapjen dhe mirëmbajtjen e kanaleve të ujitjes dhe të kullimit. Kryeministri Edi Rama ishte në Lumanas, Korçë, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi, kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo dhe përfaqësues lokalë të zonës për të inspektuar ecurinë e këtij procesi tejet të rëndësishëm për bujqësinë.

Kështu, vetëm në qarkun Korçë përfundojnë këtë vit 180 km pastrim kanalesh me fonde nga qeveria qendrore. Kjo mbështetje do te vijojë edhe ne vitet në vijim, duke u bazuar tek rezultatet konkrete të bashkisë në funksion të fermerit.

Kryetari i bashkisë së Korçës Sotiraq Filo informoi se deri tani janë pastruar rreth 140 kilometra kanale të dyta dhe të treta në pjesën e vaditjes, mes tyre edhe shumë kanale që kishin vite pa u pastruar.

“Kemi sistemuar pjesën e emergjencës së dimrit përrenj edhe kanale kulluese, ndërkohë që këto muajt e parë të pranverës jemi përqendruar në pjesën e kanaleve vaditëse. Kemi filluar që nga burimi, që nga kanali i Gjançit, duke pastruar të dy degët e tij. Deri tani kemi pastruar rreth 140 kilometër kanale të dyta dhe të trata në pjesënvaditjes. Kishte kanale që kishin vite pa u pastruar, edhe 10 vjet pa u pastruar.”

Kryeministri Edi Rama tha se synimi është që deri në fund të vitit të ardhshëm të dyfishohet sipërfaqja e tokës së ujitshme në vend.

“5 mijë hektarë në këtë zonë ku njerëzit janë punëtorë, janë fjalëpak, ku kërkojnë vetëm ujë, i shtohen vetëm nga paketa financiare e mbështetjes dhe mbështetjes logjistike që ka dhënë qeveria. Jam i bindur që deri në fund të vitit të ardhshëm ta çojmë deri në 200 mijë ha, pra pothuajse ta dyfishojmë tokën e ujitshme në Shqipëri nga 2013 dhe të krijojmë një bazë komplet tjetër për të gjith ë njerëzit që duan të jetojnë me punë të ndershme në fshat. Sepse, fatkeqësisht ka shumë të papunë me dhunë për shkak të mungesës se ujit.”

 

Një pikë e re moderne grumbullimi, magazinimi dhe tregtimi të mollëve në Korçë. Për t’iu përgjigjur kërkesës në rritje të tregut dhe të agrobiznesit, kompania “Kosta” aplikoi në skemat e qeverisë për mbështetjen e bujqësisë dhe me mbështetjen e përfituar zgjeroi aktivitetin e saj me ndërtimin e kësaj pike. Në këtë pikë ishte sot, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti.

Me ndërtimin e kësaj pike, investim prej 20 milionë lekë, investitori thotë se synon të mbulojë të gjithë pjesën e zinxhirit të vlerës, duke krijuar një cikël të mbyllur prodhimi. Ai ka investuar edhe në përmirësimin e cilësisë së prodhimit, duke bërë të mundur që një pjesë të mirë të prodhimit ta eksporto jë në rajon. Me ngritjen e kësaj pike zgjatet periudha e grumbullimit dhe ruajtjes së prodhimit dhe me rreth 2 mijë të punësuar sot, ai thotë se ambicia e tij është të rrisë më tej kapacitetet dhe numrin e punonjësve.

Kryeministri e konsideroi një model suksesi që duhet të shtrihet edhe në rajone të tjera bujqësore.

“Këtë model që ne po e krijojmë në shumë vende ta shpërndajmë sa më shumë në mënyrë që të krijohet zinxhiri i vlerës me cikël të mbyllur, që kushdo që punon në atë copë tokë që ka të madhe apo të vogël të ketë pikën ku dorëzon prodhimin dhe në kohë të ketë të garantuar shitjen përmes pikës. Në qoftë se realizohet kjo historia ka ndryshuar përfundimisht në bujqësi dhe në këtë rrugë jemi,” – u shpreh ai.

Mbështetja e qeverisë ndaj industrisë së agrobiznesit, po inkurajon gjithnjë e më tepër sipërmarrjet shqiptare për të nxjerrë në treg produkte me cilësi të lartë, q? ? konkurrojnë me dinjitet në tregun ndërkombëtar. Përmes mbështetjes financiare të ofruar, nga fonde të AZHBR, fermerët kanë përmirësuar kushtet në hapësirat e magazinimit dhe grumbullimit të prodhimeve të tyre, duke i sjellë ato në standardet europiane.

The post Mbështetje për fermerët, që nga subvencionet deri tek ujitja e tokave appeared first on Lajminet.

Comments
To Top