26,04,2024

Mashtrim djallëzor apo e vërtetë

Must Read

Shkelzen Marevci

Sa të çuditshëm që jemi ndonjëherë ne, krijesat njerëzore. Gjatë jetës sonë ndodh që, javë, muaj e mbase dhe vite të tëra të mos na bjerë ndërmend për vdekjen. Mirëpo, jo gjithnjë jemi të tillë, ngase në disa raste bindjet tona edhe ndryshojnë. Ndonjëherë aso lloj bindjesh krijojmë që thua se vdekja vetëm ne na sheh dhe vetëm pranë nesh qëndron, duke e pritur çastin më të afërt që të na e marrë shpirtin. Ashtu krijojmë bindjen se vdekja na është futur thellë brenda në trup, saqë minuta është e largët e ne do të ikim në botën tjetër.

E, pikërisht këtu ndeshet e vërteta absolute dhe mashtrimi djallëzor. Me të vërtetën absolute nënkuptojmë vdekjen, sepse nuk ekziston krijesë që nuk e beson e që nuk do ta përjetojë atë. Ndërsa me “mashtrim djallëzor” nënkuptojmë ndërtimin e bindjeve te disa individë se COVID-19 do të na e marrë jetën me patjetër. Është me rëndësi që ta kuptojmë një të vërtetë që konsiston në këtë: mashtrimet djallëzore shfrytëzojnë situata të tilla si kjo aktualja që lidhet me COVID-19 dhe i mbajnë njerëzit aq të frikësuar, saqë disa rrëmbehen nga frika e paniku, e disa të tjerë nga stresi enorm e ankthi, por më e keqja disa dhe mund të kalojnë në atë stad sa të kryejnë dhe vetëvrasje, Zoti na ruajttë! Dhe kjo, e tëra duke u bazuar në mashtrim djallëzor e jo në realitet. Pra, ky është mashtrim i pastër djallëzor. Pse? Sepse po të heqim nga mendja për një çast COVID-19 dhe të mendojmë se sa e sa rreziqe të tjera kanë kanosur dhe vazhdojnë së kanosuri njerëzimin, mua, ty, familjarët tanë, pra, të gjithëve dhe këto kanosje kanë ndodhur e vazhdojnë së ndodhuri orë e çast, madje dhe në këtë moment derisa jeni duke e lexuar këtë tekst.

Sa e sa sëmundje vdekjeprurëse kanë ekzistuar e vazhdojnë së ekzistuari prej se kemi lindur ne, madje që nga dita e lindjes kemi qenë në rrezik për jetën ne dhe nënat tona (lehona) dhe për këtë kemi fakte të panumërta, në baza ditore, madje. Po rreziqet në vendet e punës (elektricistët, ndërtimtarët, policët të cilët ballafaqohen me kriminelët, ushtarakët në fushbeteja etj.). Rreziqet në komunikacion tokësor, ajror e detar, që me qindra miliona njerëz frekuentojnë e lëvizin rrugëve të ndryshme gjithandej nëpër botë. Po ashtu termetet e cunamet, vetëtimat, erërat e fuqishme e tornado të ndrysme. Çfarë të themi për ngatërresat me pasoja vrasjen, rreziku nga shoferët e shfenuar, mbidozat nga drogat, dehjet nga alkooli, vdekjet e natyrshme e shumë e shumë rreziqe të tjera të panumërta që na kanë rrezikuar jetërat tona orë e çast dhe as që na ka ardhur ndërmend vdekja deri në këtë masë sa është duke e sjellë COVID-19. Madje tërë aktivitetin jetësor e kemi pasur të orientuar e të fokusuar në përparim e zhvillim, në kënaqësi e dëfrime, pa menduar fare për vdekjen. Të harruar në botën materiale e të shfrenimit, të harbuar duke ngarendur për të gllabëruar e tubuar, sa më shumë që ishte e mundur, pasuri.

E tash, ku mbetën ato ambicie? Ku u tret i tërë ai vullnet pune e angazhimi? Ku u zhduk ajo trimëri kur vdekja vetëm buzëqeshjen na e ngacmonte? Hë pra, ku mbetën ato dëshira për të dalë i pari nga të gjithë me pallate e vetura luksoze? Ah, more njeri, sa me lehtësi të shkatërrohet çdo amicie e dëshirë, çdo vullnet e pretendim për sukses, dhe nga kush? Nga një virus, që gjoja na qenka aq shkatërrimtar, saqë, porsa të zgjohemi, nga gjumi do të na fusë në gjumin nga i cili nuk zgjohet më, në vdekjen.

Pra, ky është një mashtrim djallëzor, që ka për qëllim që nëpërmjet frikës, panikut e stresit, së pari t’i rrëmbejë ëndrrat e t’i shuajë ato fare dhe pastaj të ta dobësojë imunetetin tënd, që Zoti ta dha si armën kryesore në luftën kundër virusëve, që të të shërbejë si ushtri mbrojtëse brenda trupit tënd dhe të të mbrojë nga çdo virus, qoftë dhe nga COVID-19. 

Përfundimisht, kujdes po, por panik jo, sepse Zoti kështu do.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img