06,05,2024

Edhe pesë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Must Read

IKPSHK-ja ka njoftuar edhe pesë raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në Kosovë – në mesin e të cilëve është edhe tashmë burri nga Ferizaj që ndërroi jetë mbrëmë në QKUK.

Rastet pozitive kanë kërkuar ndihmë në Klinikën emergjente, një prej të cilëve ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore e që pas testimit post mortor ka rezultuar pozitiv. Një punëtor nga Malisheva dhe një nga Mitrovica.

Një pacient nga Gjilani, për të cilin po hulumtohen kontaktet dhe një laborant nga Gjakova.

Deri me tani janë 170 të prekur dhe  katër të vdekur.

“Sot më 07.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 13 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, pesë (5) prej tyre kanë rezultuar pozitive”.

Nga data 08.02.2020 deri me 07.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.106 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 170 raste me 4 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.304 kontakte të rasteve.

9), Serbi (58), Luksemburg (41), Hungari (38), Slloveni (30), Bullgari (22), Shqipëri (21), Maqedoni e veriut (21), Kroaci (16) dhe Mali i Zi (2).

JU LUTEMI QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img