24,04,2024

Masat e Hungarisë i bllokojnë refugjatët në Serbi

Must Read

Janë disa qindra migrantë, të cilët aktualisht po qëndrojnënë qendrën për strehimin e refugjatëve në këtë qytet.

Në anën tjetër, vetë qendra, e cila ka disa konvikte, mund të pranojë pak më shumë se 100 persona, por, afër ndërtesave për banim në kamp, janë ngritur edhe disa dhjetëra tenda, në të cilat mund të vendosen disa njerëz.

Shumë refugjatë shkojnë aty për ta kaluar natën, të marrin shujtë dhe eventualisht edhe veshmbathje, dhe kryesisht pas kësaj, përsëri shkojnë deri te kufiri, duke kërkuar mënyra të reja për të kaluar në territorin e Bashkimit Evropian.

Në mesin e tyre, më së shumti ka të rinj, rreth të njëzetave, por gjithnjë e më shumë është duke u shtuar prania e grave dhe fëmijëve.

Kah mesi i kësaj jave, janë parë grupe të tëra, si dhe familje me fëmijë, të cilët nga kampi janë nisur në mënyrë masive drejt stacionit të autobusëve, të vendosur që të kthehen në Beograd, pasi që nuk arritën të kalojnë kufirin ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë.

Nadir Rrahman nga Afganistani, kishte tentuar që ta kalojë kufirin në mënyrë jolegale, por policia hungareze e kishte diktuar.

“Kam tentuar që të kaloj në Hungari, por policia hungareze na kapi dhe na dënoi. Ata ishin mjaft të pakëndshëm ndaj të gjithë atyre që u gjendën aty. Na kanë hedhur sprej, na bërtisnin, e disa madje i kanë goditur. Mendoj që të kthehem në Beograd, sepse siç duket, kalimi i kufirit është i pamundur”, ka thënë Rrahman.

Edhe migrantët tjerë dëshmojnë se një numër i madhe njerëzish është kthyer nga kufiri, ku, sipas tyre, kishte pasur mjaft policë.

Kufiri edhe më parë është mbikëqyrur nga helikopterët, por tashmë patrullat e policisë dhe ushtrisë janë gjithnjë e më të shumta, madje edhe me qentë gjurmues.

Sibratala Shirinavu nga Afganistani, gjithashtu ishte në rrugë drejt stacionit të autobusëve.

“Unë po shkoj në Beograd. Kam qenë në kufi, por atje kishte shume policë, të cilët na u afruan dhe na thanë që të kthehemi. Ka shumë njerëz që janë kthyer këtu. Pothuajse të gjithë që ishin në kufi, tashmë po kthehen prapa për në Beograd”, ka thënë Shirinavu për Radion Evropa e Lirë.

Siham Kaciv, tha se është arkitekte nga Siria. Me dy fëmijët e saj të vegjël, ajo kishte tentuar të hyjë në mënyrë të ligjshme në Hungari. Aktualisht gjendet në Qendrën për strehim në Suboticë.

“Hungarezët lejojnë vetëm nga 15 njerëz në ditë që të kalojnë. Mua më kthyen prapa. Më thanë se do t’më vijë radha pas njëzet ditësh . E kam burrin në Gjermani dhe dëshironim të shkonim tek ai, në mënyrë që familja të bashkohet. Unë jam këtu e vetme me fëmijët. Kemi qenë në Greqi për muaj të tërë, ndërkaq tash po qëndrojmë këtu në kamp dhe vërtet e kemi vështirë. Jemi shumë të lodhur”, tha Kaciv dhe shtoi:

“Këtu janë kushtet goxha të rënda, rrimë dhe flemë në tenda, ndërkohë që ty ka plot njerëz dhe nuk mund të flihet. Fëmijët e mi vazhdimisht rrinë nën një dru, nuk kanë ku tjetër. Ka këtu edhe dhoma, por janë të stërmbushura”.

Komisariati i lartë i Kombeve të Bashkuara dhe Komiteti hungarez i Helsinkut për të drejta të njeriut i kanë dënuar masat e Hungarisë kundër migrantëve, duke vlerësuar se vendimi i tillë që lë hapësirë për interpretime të gjera, mund të sjellë deri te shkelja e të drejtave të migrantëve, si dhe te përkeqësimi edhe më tej i kushteve, në të cilat gjenden migrantët në kufi.

Vendimi që migrantët të kthehen pa të drejtën për të kërkuar azil, është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, konsideron Komiteti hungarez i Helsinkut.

Ky komitet, thekson se të gjitha masat që po i zbaton Hungaria, nuk mund t’i pengojë njerëzit që po ikin nga lufta.

Gjatë këtij viti, pavarësisht rrethojës së ngritur, kufirin e kanë kaluar më shumë se 17 mijë njerëz, të cilët Serbia, e cila sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, nuk është vend i sigurt për refugjatë, nuk i pranon prapa, ka deklaruar Komiteti hungarez i Helsinkut.

BD3E07F3-DF80-482F-90D2-1D652F4947A0_w987_s_s 3E1FC5E7-DFB8-4C15-AD16-A24B60C33C2E_w987_s_s 521571C5-BB1C-4D29-B23F-9641B6041A58_w987_s_s EDAD8DF9-D311-4E3F-AAA5-6ED923ED636C_w987_s_s

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img