Uncategorized

Marrëveshja, Berisha: PD arriti objektivat e saj për moskapjen politike të drejtësisë


Publikuar më:


Sali Berisha

Menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së në selinë blu, pas arritjes së marrëveshjes dhe pranimit të propozimit të ri të ambasadorëve nga ana e Lulzim Bashës, veprim për të cilin informoi edhe kryeopozitari, ka reaguar ish-kryeministri dhe deputeti demokrat Sali Berisha.

“Reforma në drejtësi e theksova dhe e theksoj përbën një nga reformat më themelore të 20 viteve të fundit. Demokratët kanë një mijë arsye të jenë krenarë me kontributin historik që dhanë në ndërtimin e një sistemi të ri të drejtësisë, të bazuar në parimet më të drejta e perëndimore. Kjo është reforma, por aplikimi i saj është përcaktues për produktin. PD arriti objektivat e përcaktuara që në fillim, të bazuar në parimin e moskapjes së sistemit, në parimin e respektimit të lirive dhe të drejtave njerëzore, përgjegjshmërisë para ligjit dhe pavarësisë së sistemit të gjyqësorit. PD ka qenë në këto pozicione në çdo negociatë. Ndërkohë që Edi Rama e shihte veten sesi do të ishte kryegjykatës, kryehetues, apo sesi do të ishte superministër, anëtar i KLGJ-së dhe KLP-së, saqë ai ishte bërë si klloçka që i fuste nën sqetull të gjitha institucionet. Sokol Sadushi është i zoti padiskutim, por donte një gjykatë administrative ku të ishte kryetar, që shkëlqesia e tij të shkëlqente në majë të saj. Kunatolli, më i vjetri në Gjykatën Kushtetuese, donte të kapte Kushtetuesen. Dvorani, që përvetësoi rolin e gjykatësit në kundërshtim me ligjet e shtetit… Pas një lukunie të tillë, Komisioni i Venecias e hodhi poshtë, ndaj dhe PD-ja mbrojti vetëm parimet themelore të një sistemi drejtësie në standardet europiane. Në projekt të paktën, sepse tani pritet zbatimi i saj. Formula ishte ajo e diskutuar dhe që mund të pranohej në 5 minuta, por duhej të kushtëzonim kanalet nga do të vinin personat. Sadushi kërkonte dy, ndërsa dy të tjerë dekani i sapozgjedhur i Drejtësisë, Maks Haxhia, i njohur për lidhjet e tij të fuqishme me të majtën. Këta duhet të ishin të deleguarit e tyre”, deklaroi Berisha.

.

Comments
To Top