Uncategorized

Maqedoni: Ish-ushtarët e UÇK-së ndjehen të përbuzur


Publikuar më:


Sipas Ibrahimit, është e pakuptimtë që pas gjithë këtyre viteve të mos mund të gjendet një formulë për rregullimin e statusit të tyre. Ai fajin për këtë e adreson tek politika, gjegjësisht partitë politike shqiptare për të cilat thotë se kanë keqpërdorur dhe lënë pas dore ish-ushtarët e UÇK-së, përfshirë edhe invalidët dhe familjet e dëshmorëve.

“Unë si ish-pjesëtar i UÇK-së nuk jam aspak i kënaqur me të arriturat e politikës shqiptare në Maqedoni, sidomos qëllimet e luftës që e kemi bërë me të arriturat nuk përputhen askund, qëllimet kanë qenë krejt ndryshe ndërsa realiteti është I hidhur. Sidomos kategoria më e prekur janë ish ushtarët e UÇK, përbuzemi, nëpërkëmbemi, raste të montuara, të vrarë tmerr”, tha Ibrahimi.

“Lirisht mund të them se aspak nuk është ndryshuar nga ajo e cila ka qenë menjëherë pas luftës së viti 2001, unë si ish-epror i UÇK për shkak se e ndjej pjesën e ushtarëve të mi por edhe shumë të tjerëve që janë në një gjendje të mjerueshme, shumica e tyre janë në gjendje të vështirë, një numër i madh sot është nëpër burgje, me fletë-arreste, një numër i madh janë shpërngulur në perëndim për kafshatën e bukës, disa të tjerë kanë problem financiare, sot e kësaj dite statusi i ish-pjesëtarëve është i parealizueshëm”, u shpreh Abedin Zymberi, gjithashtu ish-ushtar i UÇK-së.

Të zhgënjyer e të dëshpëruar janë edhe banorët e komunës së Likovës, posaçërisht ata të fshatit Sllupçan, fshat i cili në luftën e vitit 2001 dha shumë për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni.

Për Alsat-M ata shprehen të dëshpëruar nga gjendja të cilën po jetojnë sot.

“Kala e pamposhtur emrin e ka, por fshati Sllupçan ka mbetur ma e poshtër. Mund të shihni se çka kanë shkruar lart – “Për tradhtarët është e ndaluar me hy në Sllupçan”, kjo është tmerr, e imja e ka pas më, po vdes, por po më dhimbsen rinia që po e lëmë mbrapa, shkolla, ambulantë nuk ka hiç tmerr”, u shpreh një banor i Sllupçanit.

“Prej 2001 e deri tash asgjë nuk është punuar, shikoni lumi i shkatërruar, asfaltimi më i dobët është në fshatin tonë, kontributi ynë ku ka shkuar deri më tani ne nuk e dimë. Ende një shajkë nuk është vënë në fshatin tone me thanë që është punua diçka. 73 shtëpi të cilat janë shkatërrua në 2001-ën nuk janë rregulluar, shtëpinë time vetë me kontributin tim e kam rregullua gjithashtu edhe fqinjët e mi vet I kanë rregulluar, ku është komuna, ku është qeveria”, tha një banor i Sllupçanit.

 

“Kërkesat e dëshmorëve nuk janë realizuar as 1% në fshatin Sllupcan prej në 2001 nuk kanë vënë as një shajkë, a të gjithë si shqiptarët, serbët, boshnjakët, turqit të drejtat për të qenë të barabartë i kanë marrë prej këtij fshati”, tha një tjetër banor i Sllupçanit. Ndryshe gjatë luftës së vitit 2001 pos shkatërrimit të pronës private pati humbje të mëdha në njerëz. Gjatë kësaj lufte në altarin e lirisë kanë rënë rreth 105 dëshmorë të UÇK-së.

The post Maqedoni: Ish-ushtarët e UÇK-së ndjehen të përbuzur appeared first on Lajminet.

Comments
To Top