29,03,2024

Maqedoni, banorët e shtëpive të përmbytura qëndrojnë nëpër konvikte studentore

Must Read

Sipas drejtuesve të banesave studentore, çdo ditë e më shumë rriten kërkesat për akomodim në konvikte.

“Deri më tani kemi akomoduar diku rreth 210 persona nga të gjitha përkatësitë etnike , dmth nuk bëhet fjalë vetëm për shqiptarë por edhe për komunitete tjera. Kemi kapacitete edhe për 350 shtretër , jemi të gatshëm t’i pranojmë të njëjtët, dita ditës numri i tyre po rritet deri në fund të muajit besoj se disa procedura lidhur me dezinfektimin e shtëpive të tyre do të kryhen dhe deri atëherë do të krijohen kushte për kthimin e të njëjtëve në shtëpitë e tyre”, tha Lulzim Xhemaili, drejtor i konviktit.

Nga ana tjetër të strehuarit në konvikte janë në pritje të ndërhyrjeve nga ana e institucioneve shtetërore për sanimin e dëmeve me qëllim që të mund të rikthehen nëpër shtëpitë e tyre.

“Jam strehuar këtu përpara një jave , do të qëndrojmë këtu sigurisht derisa të sanohen dëmet në shtëpinë tonë , për një muaj , dy besoj se kthehemi. Është mirë këtu, po kujdesen për ne, ka ushqim të mjaftueshëm , dhomat janë të mira, në të gjitha aspektet është në rregull”.

“Ne jemi nga Hasanbegu, këtu jemi prej katër ditësh. Kushtet janë shumë mirë, shpresojmë që sa më shpejtë të rregullohet shtëpia dhe të kthehemi”.

“Ne jemi katër fëmijë dhe unë me bashkëshortin, prej katër ditësh jemi këtu. Kushtet janë shumë mirë, na kanë pritur shumë mirë . Me ushqimin me pijet të gjitha janë mirë. Kur të na ndihmojë shteti që të hyjmë në shtëpi atëherë do të kthehemi, për ndryshe nuk kemi ku të shkojmë”.

Ndërsa një pjesë e banorëve nga zonat e përmbytura janë strehuar nëpër konviktet studentore, shumë të tjerë kanë mbetur të shpërndarë nëpër familjarë, miq e humanistë të shumtë, të cilët hapën dyert për të gjithë ata të cilët vërshimet i lanë pa kulm mbi kokë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img