27,04,2024

Mamaja harron vajzat në makinë dhe shkon në festë, historia që po tërbon gjithë prindërit në rrjete sociale

Must Read

Prej disa vitesh, forcat policore në bashkëpunim me ekspertët e shëndetit kanë ngritur alarmin rreth një çështjeje shumë të ndjeshme, dhe të rrezikshme në të njëjtën kohë, lënia e fëmijëve vetëm në makinë. Për fat të keq, në shumicën e rasteve këto ngjarje përfundojnë në tragjedi, siç është rasti i Addyson dhe Brynn Hawkins (përkatësisht 2 dhe 1 vjeç). Dy vogëlushet humbën jetën mëngjesin e 7 qershorit 2017-të, pasi u harruan në makinë për 18 orë në një temperaturë prej thuajse 40 gradësh. Sipas policisë federale të Texas-it, mamaja e tyre 20-vjeçare Amanda Hawkins pasi parkoi makinën pranë shtëpisë të disa miqve, vendosi t’i linte dy vajzat brenda, nga pasditja e 6 qershorit deri në orët e vona të paradites të së nesërmes dhe të argëtohej. Sipas burimeve konfidenciale, disa mikesha të Amanda-s i kishin thënë mamasë së re t’i merrte vajzat brenda pasi të qarat e tyre dëgjoheshin thuajse tërë kohës, por ajo kishte refuzuar duke thënë se qanin për gjumë. Madje sipas po të njëjtave burime, ajo kishte abuzuar me alkoolin atë mbrëmje, dhe kishte patur po ashtu marrëdhënie seksuale me një të panjohur.

Kur vendosi të kthehej në shtëpi pa se vajzat ishin në gjende shumë të rëndë. I çoi menjëherë në ‘’Peterson Regional Medical Center’’, por tashmë ishte shumë vonë. E frikësuar nga ajo që ndodhi, Amanda u përpoq të justifikohej se vajzave u kishte rënë të fikët pasi kishin nuhatur disa lule gjatë shëtitjes së tyre të përditshme. Por ekspertiza tregoi krejt të kundërtën. Dyshimet u përforcuan edhe më shumë pasi në trupin e 20-vjeçares u gjetën gjurmë lëndësh narkotike. Ditën e djeshme, Gjykata e Texas-it ka dënuar me 40 vjet heqje lirie gruan e re, nën akuzën e braktisjes së qëllimshme të fëmijëve minorenë, si dhe për dëmtime fizike dhe psikologjike. Gjatë fjalës së tij, gjykatësi N.Keith Williams u shpreh se ky ishte rasti më i rëndë me të cilin ishte përballur në karrierën e tij gati 30-vjeçare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img