28,03,2024

Luis Figo flet për sfidën Real-City, ja kush do të jetë në finale

Must Read

3-figo

Legjenda e Real Madrid, Luis Figo thotë se Manchester City ka shanse që të kualifikohet në finalen e Ligës së Kampionëve.

‘Qytetarët’ do të përplasen me Real Madridin në gjysmëfinalen e elitës së futbollit evropian.

Figo nga viti 2000 deri në vitin 2005 ishte lojtari më i shtrenjtë në botën e ndriçuar te Real Madridin, skuadër në të cilën luanin edhe Zinedine Zidane, Ronaldo, Roberto Carlos, Raul, David Beckham dhe Fabio Cannavaro.

Figo thotë se nuk është e lehtë që në një skuadër të luajnë së bashku lojtarë të mëdhenj. Sipas tij, City është skuadër e fortë financiarisht, por Figo kjo nuk i siguron atyre trofe.

“Nuk është lehtë për të gjetur kaq shumë lojtarë të mëdhenj që të luajnë së bashku në të njëjtën kohë e në të njëjtin ekip. Manchester City financiarisht është i fortë dhe ka shumë shanse për të blerë lojtarët që ata i duan, por kjo nuk siguron se do të fitojë trofe”, ka thënë Figo.

“Megjithatë, paraja i bën ata shumë, shumë të fortë, sigurisht, edhe ata kanë shans të mirë për të shkuar në finale”, ka theksuar ai.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img