19,04,2024

Letra rrëqethëse e 12 vjeçares nga jetimorja e Shkodrës, drejtuar Edi Ramës

Must Read
Ilustrim

Vajza 12 vjeçare që jeton së bashku me 2 motrat e saj prej shumë vitesh nëpërmjet një letre drejtuar Ramës ka rrëfyer dhunën sistematike që është ushtruar ndaj saj dhe motrave brenda jetimores. Ajo u shpreh se fëmijët më të mëdhenj i dhunonin vazhdimisht, motrat e saj dhe i çonin në një dhomë ku i rrihnin me shkopin që ishte në raft.

“Shkopi ishte prej hekuri dhe na rrihnin pa mëshirë. Çunat më të mëdhenj na detyronin të thoshim fjalë të pista dhe të bënim veprime që donin ata, pasi nëse nuk pranonim ata na rrihnin”, shkruan vajza.

Ajo ka deklaruar në letër se në dijeni të këtyre ngjarjeve ka qenë edhe ish-drejtoresha Albana Llazani, apo siç ajo e quan zysh Albana, por që asnjëherë nuk ka reaguar.

“Kur mami na merrte në shtëpi, ne i tregonim mamit dhe mami shkonte te zysh Albana. Por ajo i thoshte se unë gënjeja dhe nuk merrte fare masa. Dhe sa ikte mami na kërcënonte të mos tregonim për çfarë ndodh në shtëpi”,  vijon rrëfimin 12 vjeçarja.

Ndër të tjera në letrën e saj drejtuar kryeministrit Edi Rama vajza 12 vjeçare kërkon të ndihmohet familja e saj dhe ajo së bashku me tre motrat të largohen nga ky institucion pasi nuk mund të durojnë më këto vuajtje.

The post Letra rrëqethëse e 12 vjeçares nga jetimorja e Shkodrës, drejtuar Edi Ramës appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img