16,04,2024

LDK: Vetëm Shpend Ahmeti dhe politikanët e Beogradit e përdhosin flamurin e Kosovës

Must Read

shpendi-780x439

Kolegjiumi i Degëve të LDK-së në Prishtinë përmes një reagimi ka akuzuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti se ka fyer ndjenjat e qytetarëve duke përdhosur verbalisht simbolet kombëtare, flamurin e shtetit të Kosovës.

Ky është reagimi i plotë: 

Kolegjiumi i Degëve të LDK-së në Prishtinë reagon ndaj deklaratave të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili e quan pëlhurë flamurin e republikës së Kosovës.

Degët e LDK-së e konsiderojnë të turpshme, të padinjitetshme dhe ofenduese për qytetarët e kryeqytetit dhe të krejt Kosovës përdhosjen verbale të simboleve shtetërore nga ana e Shpend Ahmetit.

Më përpjekje që të paraqesë flamurin kombëtar shqiptar dhe flamurin e Republikës së Kosovës si simbole kundërthënëse ndërmjet vete, të bëra pikërisht në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti po shkel mbi sakrificat e popullit të Kosovës për liri, pavarësi, demokraci dhe për shtetin e pavarur të Kosovës.

As flamuri kombëtar shqiptar dhe as flamuri i Kosovës nuk mund të jenë kartë e Shpend Ahmetit në përpjekjet për t’i fshehur dështimet e gjithanshme në kryeqytet.

Sot, simbolet dhe shtetin e Kosovës në përgjithësi e fyejnë vetëm politikanët anti-evropianë të Beogradit dhe kryetari aksidental i Prishtinës me bashkëpartiakët e tij.

Degët e LDK-së në Prishtinë kërkojnë nga Shpend Ahmeti që të japë dorëheqje të menjëhershme dhe të lirojë Komunën e Prishtinës për njerëz lojalë ndaj Republikës së Kosovës, të cilët kanë vizion, ide dhe vullnet që ta zhvillojnë Prishtinën, e jo që ta shfrytëzojnë Komunën për të rrënuar shtetin e pavarur të Kosovës, produkt i sakrificave të qytetarëve të saj dhe përkrahjes së SHBA-ve e miqve tjerë ndërkombëtarë.

Flamuri kombëtar shqiptar, flamuri i Dardanisë i presidentit historik, Ibrahim Rugova dhe flamuri i shtetit të Kosovës janë simbole të shenjta, të cilat duhet të nderohen dhe për to do të vendosë vetëm populli i Kosovës e jo ndonjë ofiqar lokal bukëshkelës, si puna e Shpend Ahmetit, përfundon reagimi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img