18,04,2024

Ky është ushqimi që u ‘shpëton’ jetën

Must Read

Nëse është një ushqim që do t’ju bëjë të jetoni më gjatë, a do të jeni të interesuar për të?

Natyrisht, këto ushqime zvogëlojnë rastet për sulme në tru apo në zemër si dhe sëmundje që janë të përjetshme si diabeti i tipit 2.

Po ashtu këto ushqime ndihmojnë në mbajtjen e peshës, presionit të gjakut dhe nivelit të kolesterolit.

Po çfarë është ky ushqim?

Fibrat nuk janë ushqimet më të shijshme në botë, por një studim i gjerë po kërkon se sa fibra duhet konsumuar. Këto studime tregojnë se fibrat kanë përfitime të mëdha shëndetësore.

Fibrat janë të njohura për ndalimin e kapsllëkut – por përfitimet e tyre shëndetësore janë shumë më të gjera se kaq.

Sa fibra ju nevojitet në ditë?

Hulumtuesit, në Universitetin e Otago, në Zelandën e Re dhe në Universitetin Dundee thonë se njerëzit duhet të hanë minimum 25g fibra në ditë.

Por ata e quajnë këtë një sasi “adekuate” për përmirësimin e shëndetit dhe thonë se përfitimet më të mëdha merren edhe me 30g, njofton Klan Kosova.

Një banane peshon rreth 120g por kjo nuk është fibër e pastër. Hiqni të gjitha sheqernat natyrore dhe ujin që përmban një banane, mbeten rreth 3g fibra.

Shumica e njerëzve në botë hanë më pak se 20g fibra në ditë.

Por cilat ushqime të tjera kanë janë të pasura me fibra?

Fibrat janë të pranishme në fruta dhe perime, disa drithëra mëngjesore, bukë ose makarona, arra dhe fara të ndryshme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img