Lajme

Ky është kryetari më i varfër në Kosovë (Foto)


Publikuar më:


Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, për dallim nga kryekomunarët e tjerë, ai duket të jetë më i varfëri në Kosovë.

Në përshkrimin e pasurisë së paluajtshme, Suma ka deklaruar një shtëpi me sipërfaqe prej 197 metra katror e ndërtuar në vitin 2007 në vlerë prej 50 mijë eurosh. Suma këtë shtëpi e ka deklaruar si pasuri me prejardhje nga prindërit.

Në rubrikën e Parave të Gatshme, Suma ka deklaruar se ka para në bankat Pro Credit dhe Raiffeisen. Në të parën ai ka në llogari 146.29 euro, para këto nga pensioni i TMK-së, ndërkaq në të dytën 1041.02 euro.

Krejt në fund ai ka sqaruar se në deklarimin e pasurisë ai nuk e ka përfshirë edhe pensionin e familjes së dëshmorëve. Ndërkaq për dallim nga kryetarët e tjerë apo zyrtarë të shtetit, Suma nuk ka fare veturë personale.

“Në këtë formular nuk kam prezantuar pensionin e familjes së dëshmorëve në vlerë prej 5.376 euro vjetore dhe pensionin e pleqërisë së nënës 900 euro vjetore si dhe ndihmat për vajzën e dëshmorit nga një shoqatë e jetimëve në vlerë vjetore prej 282 euro”.

Ndryshe Suma njihet edhe si një nga kursimtarët më të mirë nga kryetarët e komunave. Ai është parë duke rregulluar varrezat e dëshmorëve, e duke hequr borën nga rrugët e Hanit të Elezit gjatë stinës së dimrit.

k_1467106719-9456698

Comments
To Top