15,10,2024

MPJ emëron ish- ushtarin e UÇK’së në zyrën ndërlidhëse në Beograd

Must Read

Ndonëse e humbi luftën e Kosovës, shteti serb vazhdon të krenohet me luftëtaret që kishte përgjatë historisë.

Krenarinë e tyre të rrejshme, ende vazhdojnë ta kultivojnë shumë politikanë e veteranë serb.

Megjithatë, situata në raport me Kosovën tashmë ka ndryshuar të paktën në një aspekt.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka ndërmarr një hap interesant.

ZERI merr vesh se ministria e drejtuar nga Enver Hoxhaj e ka emëruar një ish-pjesëtar të UÇK-së në zyrën ndërlidhëse në Beograd.

Xhelal Shaqiri është emëruar në këtë pozitë të rëndësishme para pak javësh.

Shaqiri ka qenë ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm në MPJ para se të emërohej në këtë pozitë të rëndësishme në Beograd.

Ndryshimin në përbërje në Zyrën Ndërlidhëse e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme, porse nuk ka dashur të lëshohet në detaje të tjera duke thënë se ndryshimet janë normale brenda shërbimit diplomatik.

“Ne nuk duam t’i komentoje ndryshimet e brendshme sepse është gjë normale qarkullimi i diplomatëve në shërbimin diplomatik”

Pavarësisht këtij emërimi, shteti serb nuk ka kundërshtuar vendimin e madje nuk është marr fare me këtë rast.

Në anën tjetër dihet se serbia vazhdimisht ka arrestuar apo ka lëshuar urdhërarreste për Kosovarët që në të kaluarën kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img