30,04,2024

Fikrete  Veliu zgjidhet shërbyesja civile  më e suksesshme në Ferizaj

Must Read

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, 23 Qershorit,  Fikrete Veliu është zgjedhur  shërbyese civile  më e suksesshme në Komunën e Ferizajt për kontributin e dhënë në fushën e Administratës Publike për vitin 2015.

Për këtë, në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Administratës Publike Fikrete Veliu është nderuar me Mirënjohje  për Kontribut në fushën e Administratës Publike.

“Është nder dhe privilegj për mua që puna ime në rrafshin  profesional është shpërblyer  me këtë mirënjohje. Pavarësisht kësaj angazhimi  dhe kontributi im profesional për vendin  tim, pavarësisht se ku do të jem në të ardhmen nuk do të ndalet këtu” ka thënë  Veliu.

Për këtë Veliu ka falënderuar  edhe të gjithë kolegët e saj  të cilët, siç thotë ajo, gjithmonë mundohen të jenë sa më afër qytetarëve,Ministrinë e Administratës Publike për një bashkëpunim të shkëlqyer  si dhe familjen për  përkrahje të vazhdueshme.

Fikrete Veliu 13551102_10201777846283373_323808615_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img