29,03,2024

Kush qëlloi mbi policinë në Elbasan?

Must Read
Policia ne Elbasan

Një ditë më parë Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar masën Arrest me burg për Florenc Çapjen dhe Bledar Muçën. Të mërkurën këta dy persona dyshohet se, qëlluan mbi katër oficerë policie të cilët ishin në shërbim dhe po i survejonin pas ngjarjeve të fundit në Elbasan.

Mbi këta persona është ngritur akuza e vrasjes së policit e mbetur në tentativë. Ndërsa për Ambri Sinakollin, Fiqeret Meçen, Kastriot Peqinin, Serxho Hakiljan, Jetmir Shehun është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, me afat 1 muaj.

Në bazë të informacionit të referuar nga ana e Policisë së Shtetit dhe veprimeve proceduriale të kryera nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda, deri në këtë fazë të hetimit, rezulton se:

“Më datë 08.06.2016, rreth orës 18:50, mjeti tip ”YYYYY” në të cilin udhëtonin shtetasit X1 dhe X2. punonjës të forcave operacionale (FO)  kanë qenë në lëvizje në rrugën “ Emin Matraxhiu”.  Ata kishin detyrë mbajtjen nën vëzhgim të pjestarëve të familjes Çapja, për shkak të një ngjarjeje të ndodhur dy ditë më parë në Elbasan.

Rreth 800 metra nga hotel “Univers” në drejtimin perëndimor të rrugës, ndërsa mjeti ku gjendeshin oficerët e policisë ka qenë në lëvizje, drejtuesi i tij X1 ka vënë re se mjeti tip “Benz”  me targë AA 007 MZ, i cili ishte dhe mjeti që ata duhej ta mbanin në vëzhgim, i ka shoqëruar nga pas për një kohë të shkurtër dhe më pas ua ka bërë me shenjë me drita që duhej të ndalonin.

Efektivi X1 ka hapur paksa krahun, për të kuptuar se çfarë kërkonte nga ata drejtuesi i mjetit tjetër. Ndërkohë ka konstatuar se pasagjeri që ndodhej në vendin e parë pranë shoferit ka kthyer kokën nga pas tek sedilja e pasme dhe dikujt ja ka bërë me shenjë.

Ndërsa mjeti ka qenë thuajse akoma i pandaluar mirë, nga dera e pasme e mjetit tip “BENZ” ka dalë një person i veshur me pantallona xhins dhe bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë jeshile, i cili ka marrë në sedilje një pistoletë dhe ka qëlluar drejtpërdrejt në xhamin e pasmë të mjetit “xxxxxxx”. Këto qitje kanë thyer xhamin e pasmë dhe, pasi kanë përshkruar tej e për tej mjetin, kanë dalë nga xhami i përparmë.

Efektivët e forcave operacionale i janë kundërpërgjigjur personit, i cili i pozicionuar në pjesën e pasme ka lëvizur në të dy krahët e mjetit “Mazda” duke qëlluar intensivisht. Ky veprim ka vazhduar për disa kohë dhe më pas është larguar në anën lindore të rrugës. Mjeti “Benz”, i cili gjatë kohës që po kryhej ky shkëmbim zjarri ka lëvizur paralelisht me mjetin e policëve tashmë të ndaluar.

Pasi ka përshkruar rreth 30-40 metra në anën perëndimore është kthyer, duke u vënë tashmë përballë punonjësve të policisë. Ndërkohë që ata janë afruar pranë tyre, drejtuesi i Benzit ka qëlluar me pistoletë drejt punonjësve të policisë. Efektivi X1 i ka paralajmëruar më zë të lartë dhe ka treguar dhe një bluzë të uniformës me stampimin “POLICIA”. Duke parë se dhe pas këtyre paralajmërimeve, ata nuk kanë reaguar, shtetasi X1 dhe kolegu i tij X2 u janë përgjigjur më zjarr duke përdorur armën e shërbimit automatike,  e cila ndodhej në mjetin e tyre.

Ky shkëmbim zjarri ka vazhduar për pak dhe më pas mjeti tip ”Benz” është larguar drejt “Hotel Univers” ku kanë ardhur shërbimet e FNSH– së, të cilat ishin njoftuar për situatën. Është gjetur në vendngjarje mjeti “Benz”, ku në vendin e shoferit ishte shtetasi Ardian Çapja, i cili gjatë dinamikës së ngjarjes rezulton të ketë qenë në vendin e pasagjerit deri në momentin kur mjeti është larguar nga vendi ku dhe ata qëlluan shërbimet policore.

Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, sekuestrimit të kamerave të disa prej lokaleve dhe ambienteve që kanë patur në fushëpamje ngjarjen, dyshohen si autorë të ngjarjes së mësipërme shtetasit Ardian Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça.

Pas kapjes në flagrancë të shtetasit Ardian Çapja  nga FNSH, në ambientet e hotelit si dhe për rreth janë bërë kontrolle të imtësishme  ku janë sekuestruar më cilësinë e provës materiale 1 pistolete, një krehër me 7 fishekë, një automatik mod-56 2 krehra me fishekë,72 fishekë “model 54”, 855 fishekë, 73 kapsolla detonatore, sende këto të kundraligjshme, të cilat dyshohet se janë tentuar të fshihen në momentin e shkëmbimit të zjarrit nga shtetasit Jetmir Shehu, Fiqiret Mece, Kastriot Peqini, Ambri Sinakolli dhe Serxhio Hakilja.

Për sa më sipër, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi nga gjykata caktimin e masës së sigurisë, të cilat u pranuan të gjitha nga gjykata, si vijon:

“Arrest ne burg”, si të dyshuar për “vrasje të punonjësit të policisë”, mbetur në tentativë, dy herë:

Ardjan Çapja

Florenc Çapja

Bledar Muça

“Arrest ne burg” me afat 40 dite, si të dyshuar për “armëmbajtje pa leje” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”

Jetmir Shehu

Fiqiret Meçe

Kastriot Peqini

Ambri Sinakolli

Serxhio Hakilja”.

/Shekulli

The post Kush qëlloi mbi policinë në Elbasan? appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img