Postani është një ndër barnat më të përdorur te fëmijët e vegjël, por prej disa ditësh Agjensia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësor njofton se ky bar duhet tërhequr nga tregu pasi si pasojë e tejkalimit të niveleve të plumbit dhe Litiumiut.
Sigurisht këto janë të dhëna të mbërritura nga agjensia e amerikane e barnave “FDA Food & drug administration” për të cilat agjensia jonë barnave mjaftohet thjesht me një njoftim në Facebook për t’i bërë me dije distributoreve ta tërheqin nga farmacitë.
Ndonëse është një bar shumë i përdorur te fëmijët institucioni ynë që merret me barnat ia lë në dorë farmacistëve për të bërë këtë gjë dhe për më tepër jo duke i njoftuar ata zyrtarisht, por duke e lënë në ndërgjegjen e tyre për të bërë këtë gjë duke i informuar nga facebook-u i Agjensisë.
Sikurse mos të mjaftoje kjo, as Ministria e Shëndetësisë dhe as një institucion tjetër nuk njofton me parë mjekët pediatër që të mos e përshkruajnë këtë bar në recetë për fëmijët e vegjël.
Madje disa mjekë pediatër të kontaktuar nga Top Channel nuk kishin informacion për të kos e përshkruar në recete Ponstanin Shururp 50 miligramësh.
Mesa duket institucionet nuk koordinohen ndërmjet njëra-tjetrës. Këtë gjë mundohet ta bëjë Agjensia e barnave duke i kërkuar farmacistëve që nëse e hasin përshkrimin e këtij bari gjatë këtyre ditëve të mos e ofrojnë ndaj pacientëve, por te formojnë alternativa të tjera.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2019/04/Screenshot_40-1-768x420.png)
Por edhe për këtë farmacistët njoftohen në Facebook. Ndërkohë që distributoret njoftohen që kanë kohë ta tërheqin nga tregu deri në datën 30 prill.
Jemi në mesin e këtij muaji dhe ndërkohë farmacistët nëse nuk e kanë parë apo lexuar njoftimin e agjencisë në llogarinë saj të facebooku-t vijojnë të lëshojnë këtë bar pa problem. Dhe kur në Tiranë mjekët pediatër nuk e kanë informacionin për ta përshkruar në recetë imagjinoni çfarë ndodh në rrethe më të largëta si me mjekët ashtu edhe me farmacistët.