02,05,2024

Vidhet këmbimorja në Ferizaj, merren rreth 70 mijë euro

Must Read

Gjatë natës së mbrëmshë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”  ka nodhur një vjedhje e një këmbimore në qendër të qytetit të Ferizajt.

Këmbimorja, pronë e R.SH,   është thyer gjatë natës së mbrëmshe, nga ku  sipas deklaratës së  pronarit  bëhet e ditur se janë vjedhur një shumë e parave rreth 70 mijë euro.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënsi i Policisë Rajonale në Ferizaj, togeri Agim Gashi.

“Më të marr njoftimin për këtë policia e Ferizajt rreth orës 8:10  ka dalë në vendin e ngjarjes. Me këtë rast është intervistuar viktima, pronari i këmbimores, dhe dëshmitarët e rastit. Polcia  është duke u marrë me rastn” ka thënë Agim Gashi.

 Kjo  është vjedhja e dytë që bëhet në këtë rrugë në lokalet të cilat gjenden në  qendër të Ferizajt

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img