28,03,2024

Kujdes çfarë pini, lëngjet e frutave janë industrialë!

Must Read

Po shikoja dje në një market në Tiranë, lëngje frutash të të gjitha llojeve, ngjyrave dhe përmasave. Çmime shumë të favorshme. 1.5 Litra – 200 Lekë, 1.5 litra – edhe 125 Lekë. Lëng molle, dardhe, pjeshke, qershie, të përzjera. Sa mirë! Ka mundësi për të gjitha shtresat ekonomike.

Një çmim i tillë është i përballueshëm për të gjithë. Por, prit! Pyeta një teknolog ushqimor: Sa kg fruta duhen për të përftuar një litër lëng? Në varësi të frutit, nga 4 deri në 7 kg – më tha. Pra, për të pprodhuar 1.5 litra lëng, duhen nga 6 deri në 10 kg fruta.

Në total, për të prodhuar lëngun duhen: frutat(pra 10 kg), kostoja e prodhimit në fabrikë, ambalazhimi, taksat, transporti, norma e fitimit të shitësit(marketit)… Dhe si mund të kushtojë një bidon 1.5 litra 125 Lekë? Mora mundim dhe i lexova etiketat me radhë. Disa thonë se përmban 15% frut, pjesa tjetër është ujë, sheqer, konservant, ngjyrues. Disa e kanë 25 % përmbajtjen e frutit. Disa nuk kanë fare frut, por vetëm ngjyrues, ujë, sheqer dhe aromë qershie, pjeshke apo molle.

Pra një produkte tërësisht artificial, industrial. Njerëz, mos u joshni nga çmimet e lira. Refuzojini këto pisllëqe, që shiten si lëngje frutash. Ka fabrika që prodhojnë “lëngje” frutash gjatë gjithë vitit, pa futur asnjë kokërr frut në fabrikë. Pluhura, vetëm pluhura me ngjyra, esencë dhe aromë artificiale. Nëse nuk mundeni, më mirë hani një kokërr frut një herë në dy ditë sesa një gotë të tillë lëngu çdo ditë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img