25,04,2024

Ksamili propozohet nga agjenci të huaja për turizëm (Foto)

Must Read
Ishujt e Ksamilit

“A jeni gati të zbuloni plazhet më të mira në Evropë? Ne ju sjellim një përzgjedhje të plazheve më të mira të kontinentit për t’u relaksuar, për të bërë festa, madje edhe vetëm për të ecur“- shkruan artikulli i një ndër agjencive me prestigjioze evropiane.

ksamil1

Duke i ftuar të gjithë turistët e “zjarrtë” të plazheve që të bëjnë gati valixhet, syzet dhe kremin e diellit, zbuloni disa nga plazhet-parajsë, përcjellin mediat e Tiranës.

ksamil

Plazhi i Ksamilit gjendet në mesin e plazheve të tjera marramendëse të Kroacisë, Spanjës, Portugalisë, Ishulli i Korsikës, si dhe plazhet e fqinjëve tanë grekë dhe ato italianë.

ksamil3 ksamil4

“3 ishujt Ksamil kanë bukuri të pazbuluara të këtij vendi. Ata kanë mbetur jeshilë gjatë gjithë vitit dhe mund të aksesohen me varka të vogla. Por, ka raste që njerëzit shkojnë edhe me not. Ujërat e pastra në thellësi i bën plazhet përreth ishujve të jenë më të veçanta”, shkruan për plazhin në jug të Shqipërisë “Europian Best Destination”.

The post Ksamili propozohet nga agjenci të huaja për turizëm (Foto) appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img