25,04,2024

Krasniqi: Protesta nuk duhet të shndërrohet në mjet konkurrence brenda partive opozitare

Must Read

largea_frasher11455189720

I ftuar në Info Magazine sot në një lidhje direkte ishte zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi.

Me Krasniqin është diskutuar në lidhje me protestën e 14 majit e cila është organizuar nga partia opozitare, AAK.

Ai ka thënë se ky vendim i ka zënë në befasi.

“Ne e konsiderojmë se ka shumë arsyje për protestë në qeverisjen e Mustafës. Por protesta është e rëndësishme që të koordinohet e të jetë serioze në mënyrë që të jetë masive”.

Krasniqi veprimin e AAK-së e konsideron si veprim konkurrence nga kjo parti.

“Të tilla vendime të njëanshme të pakoordinuara, të padiskutuara nuk i bëjnë mirë kauzës opozitare”.

“Shpallja e protestës duhet ta befasojë pozitëne  jo kampin e rezistencës”.

“Vendimi për protestë duhet të bëhet në bazë të disa parakushteve pra të shikohet a është momenti i përshtatshëm, kur është ai moment, a janë kushtet e duhura. E nuk duhet që protesta të shndërrohet në një mjet për konkurrencë brenda partive opozitare”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img