26,04,2024

”Kosovatrans” së shpejti në teatrin “Adriana”

Must Read

Ferizaj.25.02.2018. Në teatrin Adriana këtë të mërkure shfaqet drama ”Kosovatrans” e autorit  Naser Shatrolli nën interpretimin e Ismet Azemit dhe Faris Berishës

”Kosovatrans” përkon me syzheun e luftës së fundit, gjithnjë duke u shtjelluar e zhvilluar drama për rreth ”uqkurit” – lakut femëror, rreth moralit të saj në kafe, në rrugë këtu dhe në Evropë.
“Kosovatrans” është shfaqje psikologjike kryekëput, me një mori nyjesh të qelqta, që presin çdo moment të krijojnë plasa të thella psikodramatike në skenë, thërrmija këto, që do të notonin brenda shishes së birrës përkatësisht brenda oazës së mitrës shkencore gjersa personazhet e autorit të dramës dhe shfaqjes, gjenden me apo pa vetëdije në këtë udhëkryq jetik, të cilat, përpëliten deri në brutalitet, për të dal në kulmin e shtëpisë e vërteta përmes dritës së reflektorit të teatrit qoftë edhe artificialisht, fundja. Personazhet nuk falin, janë të pa kompromis para njëri tjetrit, Njëri, lidhë me tel armaturash shtyllat e folklorit heroik në tokën e premtuar, tjetri, leverdisë frymën e basketit në murin e tij.
Dilema ngelet e dryrosur – kush do të ishte më i atdheshëm në zonën e diskutueshme, kush më qenësor në themelet e qeverisjes së kësaj fortese – murane, që duket njëherë punëtori, herën tjetër mur i të pagjeturve, një herë tjetër simbol i kujtesës së lavdishme, dhe e kundërta, mur ndarës shqiptaro-shqiptar, këtu e në mërgatë, se kush është më i drejtë në padrejtësi, kush më zotërues për të drejtuar timonin e këtij autobusi psikiatrik, që sillet në boshtin e kurrizit unazor në zonën e rajonit ballkanik, i cili, në bërthamë, nuk është mjet udhëtimi por rrënojë filozofike e të keqes historike që do të mbindërtohej gradualisht dhe zorshëm me tulla moderne.

Shfaqa “KOSOVATRANS” me autor: Naser Shatrolli
Interpret: Ismet AZEMI dhe Faris BERISHA
Hyrja:Falas

28. 02. 2018 | Në teatrin “Adriana” – Ferizaj | 20h | e mërkurë |

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img