29,04,2024

Gjimnastët e Ferizajt shkëlqejnë në gara, rrëmbejnë 19 medalje

Must Read

Ferizaj.25.02.2018. Për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Federata e Gjimnastikës organizoi garat në nivel vendi më 24.02.2017, ku morën pjesë të gjitha klubet nga Kosova.
Një fillim mjaft i mbar për Gjimnastikën e vendit ton ku ishte ndër garat më cilësore të organizuara ndonjëherë në vendin tonë, Klubi i Gjimnastikës Ferizaj arriti të fitoj gjithsej 19 medalje.
Këto janë medaljet që u stolisën gjimnastët/et nga Ferizaj.

Kategoria Yllkat:
Yvesa Islami paralele e shkallëzuar – vendi i parë.
Kategoria pionieret:
Lonisa Reka disiplina parter – vendi i dytë, kapërcime – vendi i tretë, trau ekuilibrit – vendi i dytë, paralele e shkallëzuar – vendi i parë.
Anisa Sejdiu paralele e shkallëzuar – vendi i dytë
Kategoria Pionier(meshkuj):
Taulant Ramadani– disiplina parter – vendi i parë, kapërcime- vendi i parë, paralele – vendi i parë.
Kategoria Junior:
Dion Mahmuti disiplina parter – vendi i parë, kapërcime – vendi i dytë, hekur- vendi i dytë
Taulant Krasniqi kapërcime – vendi i dytë, kali me doreza – vendi i parë,hekur – vendi i parë.
Kategoria Senior:
Ardi Halili disiplina parter – vendi i parë,kapërcime – vendi i parë, paralele – vendi i parë, hekur – vendi i parë.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img