Lajme

Kosovarët mund të punojnë në Shqipëri pa leje pune dhe qëndrimi, ata ende jo në Kosovë (Video&Dokument)


Publikuar më:


Arban Abrashi

Në një intervistë për lajmi.net, ministri i Punës Arban Abrashi bënë të ditur se kjo është mundësuar që një kohë të gjatë dhe thotë se shpejtë edhe atyre do u mundësohet njëlloj kanë Kosovë.

Për një gjë të tillë, Abrashi shpjegon se janë zotuar, por janë në procesin e ndryshimit të dy ligjeve, e njëkohësisht duhet kujdes i shtuar sa i përket

“Ne kemi bërë marrëveshje me Shqipërinë por edhe disa vende tjera, ku lehtësohet tregu i punës së atyre vende për qytetarët apo punëkërkuesit e Kosovës, kemi pas një marrëdhënie me Shqipërinë, dhe në vitin e kaluar në mars kemi arritur një marrëveshje me të cilën lehtësohet tregu i punës atje,. Pra kosovarët që kërkojnë punë në Shqipëri mund të aplikojnë dhe të trajtohen në mënyrë të barabartë, pa burokraci, leje punë apo dokumente shtesë”, thotë ai.

Ligjet që duhet të ndryshojnë janë ai për leje pune dhe për leje qëndrimi, e Abrashi thotë se kanë marr përsipër që të fillojnë ndryshimet.

“Kjo merr pak kohë, jemi edhe në procesin e liberalizimit të vizave, dhe duhet të jemi të kujdesshëm sa i përket lejes së qëndrimit dhe lejeve të punës, por shumë shpejtë do e bëjmë që edhe shqiptarët nga Shqipëria të punojnë në Kosovë pa burokraci, pa leje pune dhe qëndrimi”, thotë ai për lajmi.net

Ndër të tjera, Abrashi thotë se nuk kanë shifra se sa persona kanë shkuar të punojnë tashmë në Shqipëri, ngase bëhet në mënyrë të pavarur.

Abrashi bënë të ditur se nga janari kanë lehtësuar tregun e punës me Gjermaninë, sipas tij, janë disa procese administrative por që kalohen për tre javë dhe mund të aplikojnë kosovarët në secilin sektor, mjafton të jetë i kualifikuar.

“Në Gjermani janë rreth 700 mijë vende të lira pune, nuk paraqet ndonjë problem, edhe pse është kusht themelor që për atë vend pune të mos ketë të interesuar shtetas gjerman, e nuk është telashe kjo ngase ka shumë vende të lira, është shans i mirë për punë të shkurt apo edhe të gjatë”, thotë Abrashi për lajmi.net

Bënë të ditur se mijëra persona kanë aplikuar nga Kosova që nga janari i këtij viti.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=9YMDSjG2YLU?feature=oembed&w=640&h=360]

Ndryshe, marrëveshja e bashkëpunimit që mundëson kosovarët të punojnë në Shqipëri pa leje pune dhe pa leje qëndrimi është bërë mes Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë  atë kohë e udhëhequr nga Eiron Veliaj dhe nga ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale së Kosovës e udhëhequr nga Arban Abrashi.

Ndër të tjera në marrëveshje thuhet shtetasit e njërës palë që duan të punojnë në territorin e palës tjetër përjashtohen nga testimi i tregut të punës, ndërsa punëdhënësi është i detyruar t’i japë punëmarrësit informacion mbi kushtet e jetesës dhe të punës për çdo informacion tjetër të nevojshëm të lidhur me punësimin e tij në vendin pritës.

Marrëveshja ka afat katër vjeçar që nga dita e nënshkrimit, ndërsa njëra palë mund të tërhiqet brenda tridhjetë ditëve pas paralajmërimit me shkrim. / Lajmi.net

2345

 

The post Kosovarët mund të punojnë në Shqipëri pa leje pune dhe qëndrimi, ata ende jo në Kosovë (Video&Dokument) appeared first on Lajminet.

Comments
To Top