03,07,2025

Bosi shqiptar i drogës kërkoi kokën e Terpollarit, ja pistat e vrasjes

Must Read

Ai tregoi se autorët janë shqiptarë dhe e detyruan që t’u tregonte fermën ku punonte Terpollari.

Sipas dëshmisë së tij, ai pa të gjithë skenën, vrasjen e 26-vjeçarit dhe prerjen e kokës, të cilën autorët e groposën në një vend tjetër. Hetimet e policisë greke kanë dalë në përfundimin se ekzekutimi mizor ka lidhje me trafikun e drogës, pasi mendohet se viktima nuk kishte dorëzuar një sasi droge apo kishte mbajtur një pjesë të parave nga shitja e lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për një grup kriminal shqiptar që kontrollon dhe drejton trafikun e drogës në Greqinë Veriore, pra në zonën e Janinës, Igumenicës e zona të tjera përreth, shkruajnë mediat greke.

Të dyshuarit janë 4 persona, që dyshohet se disa prej tyre mund të jenë arratisur në Shqipëri. “HuffingtonPost” në gjuhën greke e quan këtë krim vepër të mafies së drogës dhe e lidh me Kanunin në vendin tonë.

Sipas po kësaj media, kreu i kësaj bande mafioze kërkoi kokën e viktimës, pra të Bledar Terpollarit. Një zyrtar policie tha për mediat greke se bariu shqiptar që dëshmoi nuk fliste me emra për autorët e vrasjes, por tregonte pseudonimet e tyre, raporton Syri.net.

Pyetja thelbësore për hetuesit mbetet se kush është personi që i preu kokën në mënyrë makabre 26-vjeçarit Terpollari dhe çfarë ndodhi me kokën e tij. Siç edhe tregoi dëshmitari, autorët e varrosën kokën në një vend tjetër, por ende nuk është gjetur.

The post Bosi shqiptar i drogës kërkoi kokën e Terpollarit, ja pistat e vrasjes appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img