20,04,2024

Kosova përfiton nga përvoja e Iowas në bujqësi

Must Read

Gjatë këtij takimi, mes tjerash ata kanë diskutuar për format e ndryshme të organizimit të fermerëve dhe bashkëpunimit me institucione për hartimin e politikave dhe legjislacionit, si dhe mundësitë e bashkëpunimeve të tjera mes dy vendeve.

Po ashtu, ministri Krasniqi ka takuar edhe drejtuesit dhe anëtarët e degës në Pleasantville të programit “Future Farmers of America”, e cila është një organizatë me mbi 600 mijë nxënës anë e mbanë SHBA-ve që merret me programe shkollimi dhe edukimi për të rinjtë në fushën e bujqësisë dhe lidershipit.

Me këtë rast, ministri ka parë për së afërmi kurset dhe aktivitetet e kësaj organizate për edukimin e të rinjve dhe impaktin që ka në bujqësi, ku kanë diskutuar edhe për gjetjen e mënyrave konkrete për të adoptuar pjesë të këtij programi në të ardhmen për nxënësit kosovarë që mund të kenë interes për t’u marrë me bujqësi.

Gjatë ditës, ministri Krasniqi ka vizituar edhe disa ferma të mëdha në Iowa, duke parë nga afër mënyrën e organizimit dhe punës që bëhet në ato ferma.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img