14,07,2025

Kosova ndërron jetë në një aksident në Vlorë

Must Read

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve pranë vendit të quajtur “Ish-Gjykata e Vjetër”, ku një motor, me drejtues shtetasin Edison Kosova, 30 vjeç, është përplasur me një furgon, me drejtues shtetasin Rami Rama, 56 vjeç.

Si pasojë e këtij aksidenti është plagosur rëndë drejtuesi i motorit, i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal dhe pas përpjekjeve për ta shpëtuar në sallën e reanimacionit, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në ambientet e spitalit.

Policia ka shoqëruar menjëherë drejtuesin e furgonit, për të cilin po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Burime nga policia bëjnë me dije se drejtuesi i motorit 30-vjeçari Edison Kosova ka ndërruar jetë sot në spital nga goditja që kishte marrë në kokë. /TopChannel

The post Kosova ndërron jetë në një aksident në Vlorë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

“Bifurkacioni” njofton për ndërprerje të furnizimit me ujë në disa fshatra të Ferizajt

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se gjatë ditës, më 14.07.2025, mund të paraqiten probleme me furnizimin me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img