20,04,2024

Konfirmohet: Strakosha realizon ëndrrën, luan në derbin ndaj Romës

Must Read

Lajmi është konfirmuar nga klubi i Lazios, pasi është bërë e ditur se Federiko Marketi nuk do të jetë në gjendje të luajë as këtë javë.

Titullari i zakonshëm i Lazios ka pësuar një dëmtim muskulor në javën e kaluar dhe meqë problemi nuk po kalon, ai do t’i nënshtrohet sot vizitave më të hollësishme mjekësore për të kuptuar sa do të qëndrojë larg fushave të lojës.

Ndaj për momentin, titullar gradohet Strakosha i cili fillimisht do të jetë në fushë ndaj Palermos, por nuk është çudi që të bëjë të njëjtën gjë edhe në javën pasardhëse, kur luhet derbi i ndezur i kryeqytetit, ndaj Romës.

Vetë portieri shqiptar ka pranuar për “Lazio Style Channel” se për të do të ishte kurorëzimi i një ëndrre fëmijërie të zbriste në fushë ndaj Romës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img