26,04,2024

Komisioni Europian rekomandon heqjen e vizave për Kosovën

Must Read

Komisioni Europian ka rekomanduar heqjen e vizave për Kosovën. Lajmi është bërë me dije nga ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku sipas të cilit qeveria e Kosovës sapo e ka pranuar lajmin se Komisioni Europian ka propozuar rekomandimin për liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Ky vendim i Komisionit Europian është një konfirmim më se i mirëseardhur si rezultat i përmbushjes së kritereve të procesit. Tani besoj se për të gjithë është e qartë që procesi më të vërtetë është në hapat e fundit.

Kjo do të përforcoj ndjenjën tonë të përkatësisë evropiane. Ky veprim sinjalizon përfundimin e izolimit të kosovarëve, dhe trajtimin e tyre të barabartë me të gjithë popujt e rajonit. Kjo është edhe dëshmi e përgatitjes dhe pjekurisë së institucioneve tona shtetërore”, ka thënë ministri Çollaku.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img