19,05,2024

Asfaltohet rruga në fshatin Nikaj, investim i Komunës së Kaçanikut

Must Read

Është asfaltuar rruga në fshatin Nikaj në kuadër të projektit “ Zgjerimi- Kanalizimi dhe asfaltimi i rrugës në fshatin Nikë-faza e dytë”. Përmes këtij projekti është asfaltuar rruga me gjerësi 5 m dhe gjatësi 519 m, ndërsa trashësia 8 cm, si dhe është rregulluar pjesa e kanalit dhe rrigollave përgjatë rrugës.

Për të përcjellur ecurinë e punëve, vendpunishten e ka vizituar kryetari i Komunës, z. Besim Ilazi. Kryetari Ilazi është shprehur i kënaqur me cilësinë e punimeve, kurse banorët e fshatit Nikaj u shprehën mirënjohës ndaj Komunës së Kaçanikut për realizimin e këtij projekti, ndërsa thanë se rruga do të ndikoj dukshëm në përmirësimin e jetës së tyre.
Asfaltimi i rrugës në Fshatin Nikaj ka kushtuar 35 mijë e 655 euro, mjete këto të ndara nga buxheti komunal për investime kapitale për vitin 2016.

13139143_962822443831600_5399423896452534270_n 13177786_962822367164941_2132948098594258569_n 13095992_962822130498298_4571934701317729282_n 13179087_962822143831630_7770753800088762366_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img