02,05,2024

Klubi i Taekwondo-së “Shqiponja” nga Kaçaniku siguron 6 Medalje nga Turniri “TIRANA CHALLENGE 2017”

Must Read

Më 25 Mars, 2017, Klubi i Taekwondo-së *Shqiponja* nga Kaçaniku është përfaqësuar me gjithësejt 6 garues në Tournamentin Ndërkombëtar të Taekwondo-së ‘TIRANA CHALLENGE 2017’ eveniment i cili është zhvilluar në Pallatin e Sporteve ‘Asllan Rusi’ në Tiranë-Shqipëri.

Në këtë pjesëmarrje,*Shqiponja* nga Kaçaniku  rezultoi me rezultate të mira, falë kontributit të trajnerit dhe garuesëve në përgjithësi, të cilët treguan vullnetin dhe aftësitë e tyre luftarako-sportive.

Në Tournamentin Ndërkombëtar të Taekwondo-së ‘TIRANA CHALLENGE 2017’, Klubi i Taekwondo-së *Shqiponja* pati këtë përbërje;

  1. Anisa Teneqja, garuese e cila i zhvilloi 2 ndeshje, ku vlenë të theksohet se në gjysmë-finale mposhti garuesen nga Shqipëria me rezultat 40:12, ndërsa në finale arriti të mposht garuesen e saj me rezultat 28-4 (Nokaut Teknik), e cila u shpall kampione dhe është shpërblyer me medalje të Artë në kategorinë e saj (-30 kg).
  2. Albulena Loku, garuese e cila shkoi direkt në finale, ku mposhti garuesen nga Mali i Zi me rezultat 13:4, e cila siguroi medaljen e Artë.
  3. Suela Teneqja është renditur e dyta në kategorinë e saj, duke siguruar medalje të Argjendë.
  4. Suhejb Vërbani – Kadet – 41 kg, (pjesëmarrës në shumë tournamente të rangut ndërkombëtar), ka zhvilluar gjithsejt 2 ndeshje, i cili në luftën e parë kundër një garuesi nga Mali i Zi ka rezultuar me fitore (15:4), ndërsa në luftën e dytë (në finale) mposhti një garues të Kosovës (Olympic Art) me rezultat 11:5, i cili siguroi vendin e parë, duke u shpërblyer me medalje të Artë.
  5. Omer Vërbani, garoi në kategorinë e tij Kadet -37 kg, i cili gjithashtu zhvilloi 2 ndeshje, ku në luftën e parë rezultoi me fitore me rezultat 8:3, ndërsa edhe në finale rezultoi me fitore me rezultat 9:6, duke arritur të shpallet kampion dhe të shpërblehet me medalje të Artë. Vlenë të ceket se Omer Vërbani, 2 ndeshjet-luftërat i zhvilloi kundër garuesëve nga Shqipëria.
  6. Lind Dogani, garuesi i cili ka zhvilluar gjithësejt 4 ndeshje-luftëra (më së shumti prej të gjithë garuesëve nga klubi ). Në ndeshjen-luftën e parë, fitoi ndaj  garuesit nga Greqia me rezultat 2:0, ndërsa në luftën e dytë fitoi duke e mposhtur  garuesin nga Mali i Zi me rezultat 6:4, gjithashtu në ndeshjen-luftën e tretë (gjysmë-finale) e zhvilloi kundër  garuesit nga Mali i Zi, duke e mposhtur atë (8:2), kurse në finale nuk rezultoi me fitore, kështu që siguroi vendin e dytë, duke u shpërblyer me medalje të Argjendë.

Klubi i Taekwondo-së *Shqiponja* gjatë pjesëmarrjes  në Tournamentin Ndërkombëtar të Taekwondo-së ‘TIRANA CHALLENGE 2017’ siguroj gjithësejt 6 medalje (4 të arta & 2 argjendit) duke u zhvilluar gjithësejt 12 –ndeshje-luftëra,  10 fitore dhe 2 humbje.

Një falënderim i veçantë klubi u ka dedikuar prindërve të cilët kontribuan në pjesëmarrjen te garuesëve në Tournamentin Ndërkombëtar të Taekwondo-së ‘TIRANA CHALLENGE 2017’ në Tiranë – Shqipëri, duke mos pasur asnjë  mbështetje fiannciare nga institucionet relevante lokale të Kaçanikut.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img